E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Celibashi: Të ndryshojë ligji për financimin e partive politike! Alibeaj: Të bëhet nga shteti

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në fjalën e tij në Tryezën për financimin e partive politike, deklaroi se kuadri ligjor për financimin e partive politike ka nevojë për përmirësim. Celibashi deklaroi se raportimi i partive politike është tërësisht formal dhe sipas tij KQZ nuk ka mjetet për të çuar para kontrollet mbi to.

‘Do ketë gjithnjë vend për të diskutuar dhe debatuar për financimin e aprtive politike, fushatave zgjedhore, apo për raportin e politikës me paranë që nuk do të ketë fund asnjëherë. KQZ mendon se ka vend për përmirësim kuadri rregullator ligjor për financimin e partive dhe fushatave duhet të rregullohet edhe financimi i subjekteve. Ka ardhur koha që të rregullohet dhe financimi i palëve të treta. Pra të subjeketev të ndryshme jo politikë, jo kandidatë, por angazhohen në nëj mënyrë apo tjetër në to. Duhet të përfshihen në monitorimin dhe financimin për partitë dhe fushatat e tyre edhe shpenzimet në median e shkruar dhe rrjetet sociale. Sot raportimi i partive politike është tërësisht formal, kontrolli mbi to është sipërfaqësor dhe ne nuk kemi mjetet për të çuar më tej kontrollet. Partitë të bëjnë publike çdo gjë”, tha Celibashi.

Më tej kreu i KQZ theksoi se ligji për partitë politike duhet të ndryshojë. Celibashi shtoi se partitë politike dhe institucionet e tyre administruese nuk kanë transparencë. Ai tha se 80 parti nuk kanë marrë pjesë në 4 zgjedhjet e fundit dhe nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

‘Partitë dhe institucionet e tyre administruese kanë pak transparencë edhe brenda vetvetes, për më shumë se 51% të partive nuk kemi të dhëna për vendodhjen e tyre. KQZ harxhon shumë kohë energji dhe financa për të gjetur adresat e këtyre partive dhe për të bërë formalitetin e marrjes së raporteve dhe vlerësimit të këtyre raporteve. Janë 80 parti nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit nuk ka gjurmë të tyre, dhe duket se nuk ekzistojnë. Në vlerësimin tone ligji duhet të ndryshojë, në kushtet kur nuk bëjmë dot shqyrtimin kapilar të 131 partive, duhet të fokusohet te partitë që marrin pjesë në zgjedhje, kontrolli për të tjerat mund të bëhet me short”, tha Celibashi.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se financimi i partive poliitike duhet të bëhet nga shtetit dhe jo nga fondet private.

‘Në fakt, këdo që të pyesësh për financimet e partive politike do të thotë që ajo që deklarohet në raportet zyrtare është pakrahasimisht më e vogël, se financimet reale të partive politike, vecanërisht në fushatat zgjedhore. Natyralisht, këto financime shkojnë kryesisht për partitë e mazhorancës, të cilat për shkak të ushtrimit të pushtetit kanë mundësi më të shumta për të tërhequr financime. Këtu nuk flasim për financimet që partitë politike marrin nga Buxheti i Shtetit. Ato janë të mirëpërcaktuara në ligj dhe të rregulluara, transferohen nëpërmjet sistemit bankar dhe përgjithësisht partitë i përdorin në përputhje me rregullat e legjislacionit zgjedhor.

Këtu flasim për ato financime që vijnë nga palë private, persona fizikë apo subjekte tregtare, të cilat investojnë me qindra mijëra euro për kandidatë apo forca politike të caktuara. Para, të cilat megjithëse janë aq të shumta sa lëvizin tregjet e këmbimit valutor nuk deklarohen asnjëherë në raportet zyrtare dhe në këtë pikë edhe puna e vëzhguesve të KQZ-së lë të për të dëshiruar. Para, të cilat burojnë nga aktivitete të paligjshme dhe kriminale, trafiqe të ndryshme apo veprimtari korruptive, të cilat përdoren për reklama politike, takime, zyra, karburant makinash etj. Dua të sjell këtu një njoftim publik të bërë nga Departamenti Amerikan i Thesarit në datën 11 prill 2022, i cili dizenjoi disa persona non grata në Ballkan, ndër të cilët edhe një ish-deputet shqiptar, i larguar nga Parlamenti për shkak të procesit të dekriminalizimit”, tha Alibeaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›