Opozita dhe kriza politike
Zgjidhja e krizes politike nuk eshte ne interesin e Partise Socialiste Zgjidhja e shpejte mund ti hapte rrugen nje opinioni me te favorshem te Komisionit Europian per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE. Keshtu qe Partia Socialiste nuk mund ti lejoje vetes qe ti jape nje argument me shume Partise Demokratike per fushaten e ardhshme elektorale. Partia Demokratike do ta perdore fort karten e liberalizimit te vizave qe per masat perceptohet si arritja me e madhe ne rrugen e integrimit. Masat e kane te pamundur te rrokin tere problematiken e anetaresimit keshtu qe per te lene ne heshtje deshtimin e marrjes se statusit te vendit kandidat per ne BE heqja e vizave do te jete karta kryesore elektorale e demokrateve me 2011-n.
Pra per demokratet marrja e statusit te vendit kandidat eshte pozitive. Mosmarrja nuk prodhon rezultat negativ te matshem tek elektorati sepse eklipsohet nga heqja e vizave.
Eumlshte e njejta strategji qe demokratet ndoqen per zgjedhjet e 28 qershorit Kryeministri Berisha e dorezoi enkas me 30 prill 2009 aplikimin e anetaresimit ne BE qe faktorit NATO ti shtonte edhe faktorin Europe ndonese atehere Komisioni Europian tha se momenti i zgjedhur nuk ishte i pershtatshem. Amalgama mes anetaresimit ne NATO dhe anetaresimit te kerkuar ne BE ndikuan per te fashitur sadopak akuzat e opozites per korrupsionin me Rrugen e Kombit Durres-Kukes apo me ceshtjen e Gerdecit.
Kryeministri Berisha gjendet ne nje situate te ngjashme. Madje mazhoranca ka filluar qe tani pa u marre vendimi perfundimtar per liberalizimin e vizave qe ta perdore argumentin e vizave si nje arritje te qeverise. Jo se nuk ka te drejte sepse tek e fundit detyrimet teknike u permbushen nga kjo qeveri ndonese me nje vit vonese ne raport me Serbine Maqedonine apo Malin e Zi pasi ne sezonin politik 2008-2009 energjite ne Shqiperi u perqendruan ne pergatitjen e zgjedhjeve.
Pervec vizave nje raport i fundit i Fondacionit SOROS ka arritur ne perfundimin se gjate periudhes 2009-2010 qeveria shqiptare ka zbatuar pjesen me te madhe te masave te parashikuara ne Planin Kombetar te Zbatimit te MSA-se.
Kryeministri Berisha nje politikan tejet pragmatist qe e kupton se tani per tani koha luan per te e ka te qarte se deri me 2013-n ka ende kohe per te marre statusin e vendit kandidat e mbase edhe te cele negociatat e anetaresimit ne BE. Ne nje rast te tille duke i shtuar kartes se integrimit edhe rruget te cilat eshte zotuar se do ti perfundoje fitorja e tij dhe e Partise Demokratike per zgjedhjet e vitit 2013 duket e siguruar paraprakisht. Gje qe e shpjegojne dhe e pranojne te mundshme edhe teoricienet e zgjedhjeve qe analizojne nepermjet kurbes se shifrave konsumimin nga pushteti.
Ne fund te mandatit te dyte kurba e konsumimit nga pushteti ka filluar renien por nga menyra se si eshte qeverisur apo me sakte nga perceptimi publik i qeverisjes percaktohet nese kurba eshte ne fillim ne mes apo ne fund te renies se saj. Prej nga jane shanset per te synuar nje mandat te trete.
Nje mandat i trete qeverises per Kryeministrin Berisha do te ishte me i mundshem nese qeveria nuk lajthit aq sa te rrise te masat perceptimin e korrupsionit deri ne ate pike sa Fatos Nanos ia beri te pamundur mandatin e trete pa i llogaritur vitin lsquo91 apo nese Kryeministrit nuk i plas ne duar ndonje Gerdec tjeter. Mirepo deri me 2013-n ka kohe tani duhet menduar per zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem.
Strategjia e socialisteveE verteta eshte se opozita nuk nxjerr ndonje perftim elektoral nga heqja e vizave dhe ne kete optike ky vendim bie ndesh me interesin e saj te ngushte politik. Jo se opozita eshte aq cinike sa te deshiroje te kunderten dhe ne kete pike eshte e veshtire te besohen akuzat e demokrateve se socialistet paskan lobuar kunder vendimit te heqjes se vizave aq me pak kur demokratet nuk japin as emra dhe as referenca kohore konkrete se kur ka ndodhur kjo por ndonese nuk artikulohet publikisht nga selia roze vendimi per heqjen e vizave gjashte muaj perpara zgjedhjeve vendore ne Shqiperi ngjan me teper si nje dhurate elektorale per qeverine.
E megjithate si marredhenie me publikun vendimi vetem per vizat i pashoqeruar nga vendimi per statusin e vendit kandidat eshte me i lehte per tu administruar nga socialistet. Si Duke shtyre fillimisht protestat per te reflektuar pergjegjshmeri duke i dhene pastaj eurodeputetes Tanja Fajon celesin e qytetit te Tiranes per te akaparuar sadopak nga imazhi i saj dhe duke mos lene rast pa permendur se vizat nuk i hoqi Berisha por Europa qe te ngulitet sadopak ne mendjen e elektoratit se qeveria nuk ka ndonje merite ne marrjen e ketij vendimi.
E gjithe kjo merr kuptim nga mosmarrja e statusit te vendit kandidat. Sepse pavaresisht se eshte bere me se nje here e qarte se plotesimi i kritereve politike te Kopenhages domethene zgjidhja e krizes politike dhe mirefunksionimi i Kuvendit mund te ndikonte ne nje opinion me pozitiv te komisionit per aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE mosmarrja e statusit te vendit kandidat i jep dore opozites ne akuzat e saj per korrupsion krim politike te pandeshkueshmerise cenim te parlamentarizmit.
Dhe zhvillimet e fundit me akuzat e forta te ish-ministrit Prifti per kontrabanden e naftes procedurat e dyshimta ne votimin per raportin e papajtueshmerise se mandatit te deputetit Beqja apo marrezia e vendimit per prishjen e Piramides apo akoma me keq vrasjet e pazbardhura te te ndjereve deputetit Xhindi dhe kryekomunarit Veseli u japin me shume kredi akuzave te opozites.
Tani Partia Socialiste si lokomotiva e atyre forcave te mekura qe perbejne opoziten perballet me dy alternativa te pranoje nje zgjidhje te arsyeshme te krizes qe ajo vete e shkaktoi me marredhenien e kushtezuar qe vendosi me Kuvendin apo te ruaje status quo-ne deri me 8 maj 2011
Nga pergjigjja e fundit e Astrit Patozit rikonfirmohet vullneti i mazhorances per te hetuar ne te gjitha drejtimet qe kerkon opozita me kusht qe hetimi te mos jete i pakufizuar por ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjin. Nje qendrim konsekuent i mbeshtetur ne vendimet e Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit Tirane pra nje trupe gjyqesore mbi vendimet perfundimtare te se ciles nuk mund te ngrihet nje komision hetimor i Kuvendit.
Atehere cdo te behet me komisioninhetimor Perse socialistet refuzuan pergjate nje viti ti drejtohen Gjykates Kushtetuese per ti kerkuar nje interpretim per kutite Kodi aktual parashikon se procesverbalet dhe tabelat dergohen ne Arkivin e Shtetit kurse fletet digjen. Hapja e kutive te para sjell automatikisht asgjesimin e te dytave neni 178.6.
Po ti pyesje ne tetor-nentor te nje viti me pare disa prej eksponenteve te opozites privatisht ata pranonin se kutite nuk mund te hapeshin ose te pakten Berisha nuk do tu leshonte pe kurre ne kete pike. Gjashte muaj me pas ne kohen e greves se urise ishte e habitshme metamorfoza e te njejteve eksponente qe mbronin me zjarr edhe gjate bisedave private argumentin e hapjes se kutive. Pas gjashte muajve te tjere pra nje vit pasi u artikulua per here te pare slogani Hap kutite ose largohu ata jane me me kembe ne toke kerkojne transparencen e kutive duke mos permendur me fletet e votimit.
Disa nga ekspertet e opozites ne te njejtat biseda private argumentojne se perse fletet e votimit nuk nevojiten per te vertetuar mashtrimin. Ata thone se mjafton nje krahasim i pjesemarrjes nder vite ne nje zone tradicionalisht demokrate sic eshte per shembull Paskuqani. Nese pjesemarrja ne zgjedhjet e 28 qershorit e tejkalon ndjeshem mesataren e pjesemarrjes nder vite ne kete zone kjo verteton nje mashtrim te tipit Ruzhdie ku per njerez qe nuk jane paraqitur kane votuar te trete. Dhe sipas eksperteve te opozites kjo del nga keqyrja e materialeve zgjedhore.
Atehere perse opozita nuk mjaftohet vetem me hetimin e procesverbaleve dhe te tabelave te votimit duke pranuar keshtu nje zgjidhje te arsyeshme Apo kutite ndryjne edhe te verteta te tjera te sikletshme edhe per opoziten I njejti Dritan Prifti te cilin opozita e citon kur vjen puna per kontrabanden e prezumuar te naftes ka deklaruar se mandati i Ilir Metes ne Tirane eshte fituar vetem pas votave qe i dha atij Partia Socialiste. Sa e besueshem eshte kjo deklarate tronditese e ish-ministrit te qeverise Berisha Sa te besueshme jane disa burime te tjera qe thone se lufta brenda llojit ne Berat disa mijera vota ose i paska nxjerre te pavlefshme ose nuk i ka perllogaritur me qellimin e vetem per ti djegur mandatin e deputetit ish-liderit te G99-s Erion Veliaj
Ne gjendjen aktuale te gjerave keto duken si gjysme te verteta te cilat nuk ka deshire kush ti germoje. Status quo-ja duket strategjia e vetme e opozites qe ne zgjedhjet e ardhshme do te bertase per zgjedhjet e vjedhura qe mazhoranca nuk deshi kurre ti hetoje...