Kolec Topalli Standardi ta pasurojme pa paragjykime
Ne datat 15-17 dhjetor Qendra e Studimeve Albanologjike organizon konferencen Shqipja ne etapen e sotme politika e pasurimit dhe e permiresimit te standardit. Studiues nga trevat shqiptare do te ulen ne tryeze per te diskutuar mbi problemet dhe nevojat e rishikimit te standardit
Per vete ritmet e zhvillimit te jetes studiuesi Kolec Topalli e quan domosdoshmeri pasurimin e standardit ne nevojen e ketij te fundit per te kryer funksionin komunikativ. Koordinatori shkencor i Qendres se Studimeve Albanologjike shprehet se ky takim do te krijoje terrenin e pershtatshem qe studiuesit e gjuhes te shpalosin mendimet dhe te nxjerrin ne pah problemet. Sipas tij qellimi nuk eshte te merren vendime por te sensibilizohet nevoja e pasurimit te standardit me prurje te reja nga dialektet per ti bere balle sfidave te globalizmit.
Cili eshte qellimi i konferences qe do te organizohet nga Qendra e Studimeve Albanologjike
Qellimi i kesaj konference eshte te studiohen problemet qe dalin per standardin e sotem duke marre parasysh se jeta ecen perpara me hapa te shpejta. Vete hapja e Shqiperise pas viteve lsquo90 ka krijuar situata te ndryshme nga ato qe ishin me perpara ne shtetin diktatorial dhe kjo hapje e ve para proves standardin e shqipes per te kryer me mire detyren e tij te komunikimit jo vetem me te gjitha trevat shqiptare por sidomos perballe te pashmangshem te gjuheve te huaja ne periudhen e sotme. Ne kete drejtim konferenca do te studioje edhe rruget e permiresimit dhe pasurimit te ketij standardi me qellim qe te kryeje me mire funksionin si gjuhe e perbashket e shqiptareve.
Studiuesit e gjuhes kane shprehur mendime te ndryshme per kete problem. Ne kete situate sa do te mund te arrihet te vihen ne pah problemet
Secili prej gjuhetareve ka pikepamjet e veta dhe kjo nuk me duket ndonje pengese per shqyrtimin e problemeve qe ka standardi. Shqyrtimi i standardit eshte detyre shkencore dhe patriotike sepse gjuha eshte fenomeni me i rendesishem shoqeror i nje kombi qe i bashkon shqiptaret ne te katerta anet e botes. Ne kete mes mendimet e ndryshme konvergojne ne nje pike standardi i sotem eshte krijuar mbi bazen e dialektit toske por mund te pasurohet me tej me te dhenat e dialektit gege. Ketu lind nevoja qe te njihen edhe ata shkrimtare gege qe kane qene te luftuar e persekutuar nga regjimi diktatorial per arsye ideologjike si At Gjergj Fishta Faik Konica At Vincens Prendushi Martin Camaj Arshi Pipa Qemal Dracini e shume te tjere. Pasuria e tyre e madhe leksikore frazeologjike dhe gramatikore te mund te integrohet ne standardin e sotem sepse dihet se shkrimtaret jane nje faktor i rendesishem i pasurimit te nje gjuhe. Nga ana tjeter duhet shqyrtuar menyra e futjes ne standardin e sotem edhe te prurjeve te reja qe ka sjelle vete modernizimi i jetes.
Te gjitha keto prirje do te studiohen dhe cdo gje duhet te jete e argumentuar nga pikepamja shkencore.
A eshte koha qe te nise nje pune konkrete per pasurimin e standardit
Kjo konference kerkon te sensibilizoje opinionin e pergjithshem sepse gjuha eshte fenomen i prekshem per te gjithe. Ne te ardhmen mund te krijohen edhe organizma te tjera per te cilat ende nuk eshte menduar. Nje organizem i tille ka qene edhe nje Keshill Nderakademik i krijuar para pak vitesh i cili filloi punen per te shqyrtuar problemet e standardit mirepo nuk e vazhdoi me. Ka shume kohe qe ky keshill nuk eshte mbledhur dhe nuk ka funksionuar. Une uroj qe ai te rifilloje punen dhe cdo organizem qe kerkon te punoje per gjuhen shqipe dhe per standardin eshte i mirepritur. Sigurisht qe keto probleme nuk zgjidhen menjehere. Ndoshta do duhet te krijohen edhe organizma qe ti vene ne jete. Mund te kete edhe kerkesa apo propozime per ndryshime te disa rregullave drejtshkrimore qe do te jene ne funksion te fuqizimit dhe te permiresimit te standardit. Po marr vetem dy shembuj. Ne gjuhen shqipe sipas rregullave te drejtshkrimit eshte parashikuar qe emrat e festave fetare te shkruhen me shkronje te vogel. Kjo eshte nje reminishence e asaj kohe kur feja luftohej nga shteti por mendoj se pas periudhes se demokratizimit te vendit nuk ka me arsye te shkruhen me te vogel ashtu sikurse emri Zot ne asnje gjuhe nuk shkruhet me te vogel kurse ne shqipe sipas rregullave te drejtshkrimit duhet te shkruhet me shkronje te vogel. Keto gjera duhet te sanksionohen. Natyrisht qe konferenca nuk do te kete per mision te marre vendime te tilla. Ato merren nga nje kongres gjuhesor ose nga nje komision me specialiste qe mund te ngrihen ne te ardhmen. Me pas mund te dale nevoja e hartimit te nje fjalori te ri drejtshkrimor nje ribotim i fjalorit te gjuhes shqipe me ndryshimet perkatese dhe problemi ecen sic ka ecur pas Kongresit te Drejtshkrimit ku ndryshimet u pasqyruan ne veprat qe u botuan me pas.
Sot kur kufijte fizike jane thuajse te padukshem ne trevat shqiptare si do te veprohet me gjuhen
Mendimi im i prere ne kete pike eshte ky nje komb nje gjuhe. Ne asnje menyre une nuk mendoj qe nje shtet tjeter qe banohet nga shqiptaret e kam fjalen per Kosoven te kete nje standard tjeter. Te gjithe shqiptaret duhet te merren vesh mes tyre me nje standard. Prandaj shtrohet problemi qe te studiohen analizohen dhe te behen ndryshime te tilla qe e afrojne gjuhen e folur me gjuhen e shkruar duke menjanuar perjashtimet e shumta ne rregullat e drejtshkrimit. Kjo gjuhe qe eshte shenja e identifikimit te kombit te sherbeje edhe si nje shenje e bashkimit te shqiptareve ne mbare rruzullin tokesor.