Opozita do te kerkoje President konsensual
Partia Socialiste zgjedh konsensusin kundrejt kerkeses ne Gjykaten Kushtetuese per proceduren e zgjedhjes se Presidentit. Sipas Top Channel kreu socialist Edi Rama ka rene dakord ne takimin me sekretaret e PS-se qe te kalohet ne nje axhende pune per kreun e ri te shtetit duke pasur ne vemendje gjetjen e nje kandidature konsensuale. Nese kjo eshte e vertete atehere ndertimi i nje procesi per presidentin sikunder eshte shprehur Rama eshte ne fazen e materializimit dhe se e shumeperfolura kerkese per ne Gjykaten Kushtetuese rreth procedures qe ndiqte ne raundin e katert nuk qendron. Ajo qe e ben disi te paarsyetuar kete qendrim eshte fakti se ai nuk perllogarit deklarimin publik te Kryeministrit Sali Berisha qe ka bere te qarte se presidenti i ri do te jete nje figure e larte e Partise Demokratike. Edhe ne klimen e konsensusit me te madh do te ishte disi e veshtire per tu besuar se selia roze do te jepte dakordesine e vullnetshme qe pasues i Bamir Topit te jete nje tjeter funksionar i selise blu dhe i propozuar nga Kryeministri i tanishem.