E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Presidenti s`ka vartësi nga Kryeministri, Berisha: Përdori pushtetin për bllokim

(I përditësuar)- Kryeministri Sali Berisha gjatë një intervistë televizive theksoi se nuk do të jetë ai kandidati i PD-së për postin e Presidentit të Republikës. Respektoj institucionin e presidentit. Por ai duhet të ishte negociator dhe nuk duhet të sulmonte mazhoracën. Presidenti përdori pushtetin për bllokim, – tha Berisha.

******

Presidenti Bamir Topi është ftuar sot në emisionin Fiks- fare ku është pyetur për disa nga çështjet më të diskutuara kohët e fundit. Gjatë bisedës është kujtuar dhe afrimi i 1 vjetorit të 21 janarit, për të cilin kreu i Republikës është shprehur se ishte një ngjarje shumë e hidhur për shqiptarët.

21 Janari ishte një ngjarje shumë e rëndë për shqiptarë, një ngjarje që askush nuk e donte, deklaroi Topi. Presidenti foli gjithashtu dhe për marrëdhëniet President- Kryeministër. Sipas tij askund nuk parashikohet që Presidenti të ketë vartësi nga Kryeministri, por kjo gjë mund të ndodh.

I pyetur nëse do të votonte Berishën apo Topallin për President, Topi është përgjigjur se vota për presidentin është e hapur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›