PD gati shpallja e kandidatit zyrtar
Kryeministri Berisha pritet te beje publik se shpejti dhe kandidaturen qe do te paraqese mazhoranca per President te ri te Republikes. Burime nga Partia Demokratike bejne te ditur se kreu i qeverise nuk do te prese me gjate per te bere publik kandidaturen e shumices per kete pozicion te rendesishem. Ashtu sic e ka bere te ditur kreu i qeverise kjo kandidature do te jete mirefilli politike e dale nga partia me e madhe qe drejton vendin ajo Demokratike. Madje Berisha ka theksuar se kjo kandidature duhet te jete nje drejtues i larte brenda se djathtes ose thene ndryshe brenda PD-se. Zerat brenda PD-se bejne te ditur se kjo kandidature me shume gjasa mund te jete Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila mund te shenoje edhe precedentin e se pares femer ne karrigen e kreut te shtetit. Por ekziston edhe mundesia qe nenkryetari tjeter i PD-se Astrit Patozi te kandidohet per president. Patozi duke qene edhe kryetar i grupit parlamentar te PD-se ka profilin e njejte qe kishte Bamir Topi prane Partise Demokratike perpara se te propozohej po nga demokratet per president.