Durrës, përleshje me thika para policisë
Para pak momentesh ndodhi një përleshje me thika në afërsi të Drejtorisë së policisë në Durrës. Një 45 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga kundërshtari i tij, në disa gjyqe të zhvilluara dhe që më pas ka vendosur që ta zgjidhë me vetëgjyqësi çështjen e nje borxhi prej 4 milion lekësh të vjetra.
Viktima e kësaj ngjarjeje është 45 vjeçari A. Goga i cili ndodhet në gjendje të rëndë në sallën e operacionit ndërsa policia po kërkon autorin e plagosjes shtetasin Ardjan Gjergo i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mark Brunga