E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja britanike Oferta e PS-se nje mundesi per zgjidhjen e ngercit



TIRANE - Ambasadorja Britanike Fiona Mekullam deklaroi se oferta me e fundit e Partise Socialiste eshte nje mundesi per ti dhene fund ngercit politik ne vend. Gjate fjalimit qe mbajti dje ne konferencen e titulluar Pergatitja per aderim ne BE organizuar nga Instituti Shqiptar per Studime Nderkombetare AIIS ne Akademine Europiane 2010 zonja Mekullam u ndal ne proceset integruese duke pohuar se liberalizimi i vizave eshte sukses i reformave por vendi nuk eshte bere ende gati per te marre statusin e vendit kandidat. Ajo pershkroi propozimin e fundit nga opozita per hetimin e zgjedhjeve si nje shenje premtuese dhe nje menyre e mundshme per te thyer ngercin. Megjithate eshte ne dore te Shqiperise dhe te politikaneve shqiptare per te percaktuar detajet dhe hapat e ardhshem. Ajo shtoi se duke fajesuar njeri-tjetrin nuk do rregullohet politika nuk do permiresohet jeta e shqiptareve te zakonshem apo te permiresohet reputacioni nderkombetar i Shqiperise.
Sipas njoftimit zyrtar te perfaqesise diplomatike britanike ne Tirane ambasadorja riafirmoi mbeshtetjen e fuqishme te Mbreterise se Bashkuar per zgjerimin dhe perspektiven e Shqiperise ne BE por theksoi se institucione demokratike te forta e te pavarura jane jetike per progresin e metejshem. Ajo tha se nje shtet i vertete demokratik nuk mund te varet nga tekat e partive politike - te cfaredo ngjyre apo cfaredo qellimi te mire ose jo keta politikanet mund te kene. Vendit i nevojiten institucione qe sigurojne nje kontroll mbi politikat partiake mbi qeverine mbi individet si dhe mbeshtetje dhe mbrojtje te interesave te qytetareve shqiptare - tha ambasadorja.
Ajo gjithashtu vuri ne dukje se reforma eshte e rendesishme ne trajtimin e kultures se perceptuar te mosndeshkimit nje ndjesi ku drejtesia dhe mundesia jane ne dispozicion vetem per disa me lidhje te mira. Ambasadorja shtoi se perparim i metejshem ne reformat e medha nuk mund te arrihet pa nje kulture me konstruktive politike dhe dialogu. Se fundi ajo dha kete mesazh Kreativitet dhe kuraje jane tanime te nevojshme per te ndertuar konsensus dhe per te marre hapat qe tregojne per kredencialet europiane te Shqiperise si dhe per ta vendosur vendin perseri ne rrugen e duhur per statusin e kandidatit dhe negociatat e pranimit.
Mesazhi i djeshem i ambasadores britanike vjen edhe pas deklarates qe beri komisioneri i Zgjerimit Fyle ne lidhje me oferten e Partise Socialiste per ti dhene fund krizes politike ne vend. Por maxhoranca kerkon qe PS-ja te depozitoje ne Kuvend oferten e fundit e cila parashikon hetimin vetem te materialeve zgjedhore.

23 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›