Lulzim Basha inauguron rrugën e ndërtuar nga Rama
Lulzim Basha, nën praninë e ambasadorit të BE-së, Etore Sekui dhe ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi, ka inaguruar dje në mbrëmje përfundimin e punimeve në rrugën Murat Toptani.
Rrugë në fakt është ndërtuar nga ana e ish-kryebashkiakut Rama, duke qenë se ajo ka përfunduar së rikonstruktuari që para zgjedhjeve të 8 majit.
Pra, e para vepër që ka inaguruar Basha gjatë këtyre muajve sa ndodhet në krye të bashkisë së Tiranës, është një vepër e kryer nga ana e Edi Ramës.
Megjithatë, Basha nuk e ka pasur për gjë për të marrë meritat për ndërtimin e kësaj rruge, duke thënë se qytetarët e Tiranës e kanë provuar, shijuar dhe e kanë aprovuar plotësisht ndërtimin e kësaj rruge me kapacitetet më bashkëkohore që mund të imangjinohen, por ashtu si në gjithë procesin e integrimit europian të vendit, pyetja që shtrohet është: A është ky një standart i arritur vetëm njëherë, apo një standart i përhershëm në qytetin tonë?!”