E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha refuzon të komentojë për propozimet e Ramës

Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot Gjirokastrën, ku inauguroi rrugën Asim Zeneli-Antigone me gjatësi 8 kilometra. Gjatë kësaj vizite Berisha është pyetur nëse ai ka një përgjigje për propozimet e liderit të opozitës dhe reagimi i tij ishte se Tani po flas për Pirron dhe po i përkushtohem Antigonesë.

Gjatë fjalës në përurimin e rrugës, Berisha tha se qeveria e tij është e vendosur që të punojnë në kthimin e Shqipërisë në destinacion kryesor turistik.

Këtu në Sofratikë, Melan, Libohovë, kudo që të hedhësh sytë, një nga faktorët më të rëndësishëm, një nga ofertat më të mëdha të Shqipërisë për qytetarët evropianë dhe të mbarë botës është trashëgimia e saj e pasur kulturore, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›