Vlerësimi për Bamir Topin përçan të djathtën në Burrel
Këshilli Bashkiak i Burrelit ka vendosur që të vlerësojë presidentin Bamir Topi me titullin Qytetar Nderi. Por votimi ka përçarë të djathtën. 6 anëtarë të këshillit bashkiak nga e djathta kanë bojkotuar votimin për Topin, kurse katër të tjerë kanë qëndrua në votim, duke mos iu bindur urdhrit politik për të mos votuar emrin e Topit. Në këtë mënyrë duket se ka nisur që tani përçarja brenda të djathtës. Fakti që në Burrel është marrë një vendim politik për të mos votuar Topin tregon se tanimë edhe në bazë ekziston kjo ndarje.