E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Na ka gjetur halli me Ilirin, nuk është as pozitë, as opozitë, por depozitë

Kryetari i PS, njëherazi kreun e bashkisë, Edi Rama zhvilloi takime në njësinë bashkiake numër 3. Gjatë takimeve, një shitëse i tha Ramës: Skanë lekë njerëzit, me çfarë ti blejnë. Të paktën ju punën tuaj e keni bërë, hallall ta bëftë zoti. Jo me pak humor dhe ironi Edi Rama u është drejtuar banorëve: Po çlek të ketë sa ka Sali. Ku ka Sali, ska lekë, i merr Saliu të gjitha.

Rama ka bërë batutë edhe për kreun e LSI gjatë bisedave me banorët: Tha njëri një të bukur: na ka gjetur halli se Iliri nuk është as pozita as opozita, por është depozita. Kështu që duhet ta mbyllim depozitën. E keni vetë në dorë.

Një tjetër qytetare është e indinjuar për pengimin e projekteve të Bashkisë së Tiranës pas bashkimit të votave PD – LSI: Është investimi më i madh që keni bërë për ne. Lul Basha mos të na tregojë njësinë 3, se nuk e di a e njeh. Të shikojë këto shpronësimet e ti bëjë e mos ti lërë punët e bashkisë së Tiranës për gjysmë, këtë të bëjë Lul Basha.

Pak më tutje dy të moshuar e një fëmijë në parkun që ka ndërtuar bashkia takohen me kreun e saj dhe pohojnë: Qeveritarët na e kanë hequr si kominoshe lëkurën. Lulin nuk e voton as gruaja se e ka me nënshtetësi hollandeze.

Jo pa humor dhe batutë Edi Rama iu përgjigj: Lërë atë se e ke dëgjuar si thonë, përshesh ha i shkreti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›