E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita e Bashkuar mbahet tryeza per progres raportin

Refuzimi i pritshëm i Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat, pritet të diskutohet dhe të dilet me një qëndrim të opozitës në tryezën e saj të ardhshme. Në takimin e rradhës informal që është mbajtur sot, ku këtë herë ka qenë i pranishëm dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, është vendosur që opozita të mbledhë një tryezë të gjerë pas një jave, ku përpos progres raportit, do të shqyrtohet edhe pakti prej 10 pikash i PS-së. Kjo tryezë do të hedhë piketat zyrtare të reformës elektorale siç opozita e propozon. “Korniza e ndryshimeve të kodit elektoral që opozita mbështet, do të bëhet zyrtare në tryezën e javës që vjen”, tha pas takimit të sotëm koordinatori i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›