E Diel, 1 Nëntor 2026

ACR merr në kontroll zonën D, do paguajë puntorët

Kompania konçensionare ACR do të marrë përsipër të zgjidhë situatën financiare të punëtorëve të zonës D duke ju ofruar atyre të njëjtat kushte që u ofroi edhe minatorëve të Bulqizës bazuar në kohën që këta minatorë kanë punuar për kompaninë ACR. Pas një marrëvëshje me mes nënkontraktorit dhe METE-s zona D do të kalojë nën administrimin e kompanisë ACR dhe si rrjedhojë 72 minatorët e kompanisë nënkontraktuese do të bëhen pjesë e ACR.
Një prej pikave të marrëveshjes është edhe trajtimi financiar i punonjësve të kësaj zone nga kompania ACR. Aktualisht puna në zonën D është e pezulluar sipas vendimit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës pasi RISHM po vazhdon inspektimin në këtë zone dhe stafi i minierës po punon për të garantuar kushte të përshtatshme për rifillimin e punës. Në momentin që Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të vendosë që mund të fillohet puna në këtë sektor kompania ACR do të fillojë me përmirësimin e kushteve të punës dhe rifillimin e punës për minatorët.
Minatorët e kategorisë D zhvilluan sot një protestë brenda galerisë me pretendimin se nuk kanë marrë pagën e 13-të si dhe 22 ditë leje, ashtu siç janë paguar 620 minatorët e tjerë .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›