Gjermanët dhe britanikët kampionë të çorapeve!
GJENEVË- Kur bëhet fjalë për çorape, është shumë më e thjeshtë të gjesh një gjerman apo një britanik që i mban çorapet e pastra sesa një francez apo zviceran, sipas një sondazhi të publikuar sot në Zvicër nga shoqëria zvicerane ''Blacksocks''.
Ky studim që shqyrton veshjen e 3 000 personave në gjashtë vende evropiane, tregon që 78 për qind e gjermanëve dhe britanikëve i ndërrojnë çorapet çdo ditë.
Përqindja e zviceranëve është 70 dhe ajo e francezëve 66.
Rreth 77 për qind e burrave dhe grave të pyetura deklarojnë se i ndërrojnë çorapet çdo ditë dhe 11 për qind çdo dy ditë.
Rreth katër për qind i ndërrojnë çdo tre ditë dhe një për qind një herë në javë.
Gjermanët posedojnë 24 palë çorape, austriakët 23, zviceranët 22 dhe francezët 17 palë çorape.
(d.b/ATA/BalkanWeb)