Opozita e tkurrur Omari Po cenohen institucionet

Konstitucionalistët dhe hartuesit e Kushtetutës së Shqipërisë mendojnë se ka ardhur koha për ndryshimin e Kushtetutës dhe legjislacionit ku është bazuar dokumenti themeltar. Sipas akademikut Luan Omari, zhvillimet politike të kohëve të fundit kanë sjellë dukuri negative veçanërisht në shkeljen e pavarësisë së pushteteve. Këto ide ai i ka publikuar në librin e tij më të ri me titull “Ndarja e pushteteve dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese”.
“Shkeljet më të rënda bëhen sigurisht, në rradhë të parë nga ekzekutivi, qeveria. Është sfumuar disi ndarja e vjetër mes legjislativit dhe ekzekutivit dhe një arsye kryesore është se qoftë ekzekutivi, qoftë legjislativi i përkasin të njëjtës familje politike. Është e kuptueshme që një periudhë 50-vjeçare diktature nuk mund të mos lërë reminishenca në sistemet e mëvonshën si ky sot. Por paradakoksale është se në vend që këto reminishenca të zhduken me kalimin e kohës, ato shtohen”-thotë Omari.
Sipas Omarit edhe roli i opozitës nuk është ai që duhet.
“Ka dy arsye. E para është vetë qëndrimi i opozitës, bojkotimi i saj, për arsye që dihen. E dyta është kufizimi i rolit saj në praktikë, në parlament qoftë me disa rregulla që janë vënë kohët e fundit në rregullore”-thekson ai.
Në analizën e tij në libër, akademiku i njohur hedh idenë e një debati mes juristëve për ndryshimet në legjislacion që përcaktojnë rolin e institucioneve.
“Për t’i paraprirë ndryshimeve në legjislacion edhe më vonë pse jo, ndryshimeve në Kushtetutë. Ndarja e pushteteve në rradhë të parë synon të sigurojë pavarësinë e gjyqësorit, që është themelore në çdo shtet demokratik”-thotë Omari.
Libri i Omarit i cili pritet t’u shërbejë gjyqtarëve, studentëve të drejtësisë, pse jo edhe politikanëve mbon gjithashtu tezën e zgjedhjes së presidentit nga populli.
Aurela Papadhima