E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertesa e lirise Berisha Ketu lindi levizja studentore

 Godina e re e fakultetit të Drejtësisë ngrihet në zonën ku 20 vjet më parë studentët dhe pedagogët u futën në grevën e urisë për të kërkuar lirinë dhe dinjitetin njerëzor me rrëzimin e komunizmit. Studentët e Shkencave Sociale dhe Juridikut do të ndjekin studimet në godinën e kinoklubit në qytetin studenti të pagëzuar me emrin “Ndërtesa e lirisë”, inagurimin e të cilës e bëri kryeministri Sali Berisha. 
“Djem dhe vajza, studentë dhe studente të 20 viteve më parë, pedagoget dhe pedagogët tuaj, disa prej të cilëve u ngujuan në sallat e kësaj ndërtese në një betejë legjendare me diktaturën, mbushën këto rrugë dhe sheshe si të rinjtë e kombit më të stërkequr, më të izoluar, më të vuajtur të Europës, si të rinjtë e një vendi që nuk ishte streha varfërore, por ishte strehëza e vërtetë e mjerimit të kontinentit” tha Berisha. 

Shefi i ekzekutivit garantoi studentët dhe pedagogët se qeveria e tij është e vendosur të mbështesë financiarisht universitetet. 

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›