PD Rama cenoi sigurine kombetare. Patozi Jemi te hapur per dialog

Demokratet e kane komentuar manifestimin paqesor te opozites nje dite me pare, si marrje te pergjegjsive per ngjarjet e 21 janarit ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi tha se manifestimi paqësor i ditës së djeshme tregon përgjegjësinë e kreut të PS për ngjarjet e 21 janarit, duke e akuzuar kryesocialistin per organizim te grushtit te shtetit.
“Edi Rama është përgjegjës se luajti me jetën e mijëra socialistëve të cilët I ftoi derë më derë në protestë pa u treguar se do të shkonin në një ferr gurësh, hunjësh, pistoletash, granatash dhe bombash Molotov. Edi rama është përgjegjës për cënimin e sigurisë dhe qetësisë për miliona shqiptarë të cilët nuk ia kanë pasur për borxh ato skena barbarie dhe rikthimin e ankthit për jetën, pronën dhe pasuritë e tyre” tha Patozi.
Duke e akuzuar kryesocialistin si demtuesin e demit te pariparueshem te prishjes se imazhit te vendit, Patozi shprehu bindjen se hetimi i nisur nga komisioni parlamentar i mazhorances do te nxjerre te gjitha pergjegjësite e kryetarit te opozites sic u shpreh ai.
“Kjo maxhorancë ka detyrimin që jo vetëm të informojë publikun për gjithçka ndodhi, për autorët e atij krimi të shëmtuar kundër shtetit, por edhe të çaktivizojë një herë e përgjithmonë kërcënimin e marrjes së pushtetit me dhunë në Shqipëri” tha Patozi.
Por kreu i depeteteve demokrat i meshoi qendrimit se edhe institucionet e tjera, si Prokuria e SHISH nuk kane kryer detyren ose kane devijuar prej saj.
“Qytetarët e këtij vendi tashmë e dinë se Shërbimi Informative I Shtetit nuk kishte asnjë të dhënë për policinë një ditë para puçit, ndërkohë që dhe pastrueset e rrugëve të Tiranës e dinin se në datë 21 janar diçka e rëndë do të ndodhte në rrugët e Tiranës” tha Patozi.
Ne fund te kesaj deklarate perfaqesuesi i demokrateve tha se nuk ka qene mazhoranca ajo qe ka shmangur dialogun me opoziten.
Rovena Moçka