Opozita flet për 14 janarin, pozita për liberalizim
Deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti, ka kërkuar përsëri nga Qeveria që të zbatojë vendimin për reciprocitet që ka dal nga Kuvendi i Kosovës, dhe ka kërkuar që të mos ketë dhuna nga asnjëra palë, sepse sipas tyre stabiliteti në vend është koha që i duhet më së shumti Kosovës.
Vetëvendosja ka qëndruar prapa kërkesave të tyre, dhe se atë që ka ndodhur më 14 janar sërish e ka quajtur keqpërdorim të policisë nga ana e Qeverisë. Rexhep Selimi nga kjo parti, ka kërkuar Policia të jetë e shtetit e jo e pushtetit.
Ndërsa Afrim Kasolli, ka akuzuar policinë që gjatë protestës së 14 janarit, ka arrestuar dhe rrahur deputetin Afrim Hoti, i cili është vëllai i Ukshin Hotit.
Ndërsa Adrian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke konsideruar se korrupsioni, papunësia, varfëria dhe arsimi i dobët kanë bërë që të humbin shpresat e qytetarëve të vendit për një jetë më të mirë, ka shprehur qëndrimet e tyre se më 14 janar asnjëra palë nuk ka vepruar si duhet. Gjini ka thënë se Vetëvendosja duhet ta ketë të qartë se një parti nuk mund të marr vendime për asgjë, ndërsa Qeverinë e ka akuzuar se ka kaluar mbi përgjegjësitë që ka.
Kryeministri Hashim Thaqi, sërish ka ftuar të gjithë që të zhvillojnë debat në Kuvend dhe se sipas tij vetëm me bashkëpunim mund të ecim drejt rrugës evropiane.
Seanca e Kuvendit që është e para për këtë vit, mes tjerash do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese.
PDK sfidon Vetëvendosjen me kundër-mocion
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet që sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të del me një propozim për një mocion që do ta sfidojë mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje të vitit të kaluar për reciprocitet me Serbinë.
Indeksonline ka mësuar se ky propozim ka dalë nga mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të PDK-së.
Megjithatë, ende nuk është mësuar për përmbajtjen e mocionit.
“PDK do të del sot në Kuvend me një mocion, i cili mbase do ta modifikojë mocionin e vitit të kaluar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë për Indeksonline një burim brenda Grupit Parlamentar të PDK-së. (Indeksonline)