E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku priti drejtorët politik të forumit të Vishegradit

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, të premten ka pritur në takim drejtorët e forumit të Vishegradit për të diskutuar iniciativën e këtij forumi për avancimin e komunikimit rreth përshpejtimit të Integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Republika e Çekisë në këtë fazë është kryesuese e Forumit të Vishegradit, një Forum i përberë nga Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia. Ne këtë fazë Republika e Çekisë, përkatësisht Ministria e Jashtme e Çekisë kanë për qëllim afrimin e Republikës së Kosovës me vendet anëtare të këtij Forumi.

Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Çekisë ka filluar një nismë për të sjell në Kosove të gjithë drejtorët politik të vendeve anëtare të Vishegradit, në Republikën e Kosovës për një vizitë zyrtare, me qëllim të informimit më të përafërt me realitetin e ri të krijuar në Kosovë.

Gjatë takimit, ministrja Çitaku ka folur për arritjet dhe progresin e Kosovës, duke u ndalur në veçanti te perspektiva Evropiane e Republikës së Kosovës, dhe reformat që janë realizuar për të përmbushur kriteret e parapara. Gjithashtu, Çitaku u ka thënë drejtorëve të grupit V4 dhe kryesueses aktuale, Çekisë, se vonesat për Kosovën dhe gjithë rajonin në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian do të shkaktonin efekte të padëshirueshme për të gjithë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Integrimit Evropian.

“Qytetarëve të Kosovës, njësoj si qytetarëve të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, duhet t’u mundësohet qarkullimi i lirë në BE, me përfshirjen edhe të Kosovës në regjimin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ministrja Çitaku duke u bëri thirrje drejtorëve të që të vazhdojnë me këtë iniciative sepse komunikimi më i avancuar dhe afrimi mes popujve ndihmon zhvillimin e të gjithë rajonit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›