E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita ime, pa pazare, pa lëshime

Më opozitë po bëjnë ndërkombëtarët, sesa një pjesë e opozitës Opozita smund të bëhet palë e fshehjes së dështimeve qeveritare Një mocion ndaj Topallit në rrugë demokratike, fiton gjithmonë Edhe mocioni ndaj qeverisë për ne do të ishte shumë i përshtatshëm

“Madje sot shohim që më opozitë po bën komuniteti ndërkombëtar, faktori ndërkombëtar, sesa një pjesë e opozitës shqiptare. Megjithatë, kjo kërkon patjetër nga opozita një reflektim. S’është më koha e përpjekjeve për ta korrigjuar këtë shumicë. S’është më koha e përpjekjeve për ta rregulluar këtë shumicë për interesin e integrimit në NATO apo BE. Kjo shumicë ka mërdhirë”.

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, i kërkon opozitës të reflektojë, duke mos i bërë më tolerime mazhorancës në pushtet. Në një intervistë për “Korrierin”, ai shprehet se më opozitë po bën faktori ndërkombëtar, sesa një pjesë e opozitës. Për këtë arsye, kreu i PSD-së u bën thirrje të gjithë të majtëve, që të mos bashkëpunojnë me ekzekutivin, pasi kjo do të ishte bashkëfajësi për zgjatjen e krizës e varfërisë për popullin. Numri një i socialdemokratëve mendon se një mocion ndaj kryeparlamentares Jozefina Topalli do të ishte gjithmonë fitues, nëse do të ndiqeshin procedurat demokratike. Ndërkaq, ai nuk e përjashton edhe një mocion ndaj kryeministrit Sali Berisha.

-A mund të bëhet një mocion në fillim të sesionit të ri parlamentar ndaj kryeparlamentares Jozefina Topalli?

-Skënder Gjinushi: “Ne e kemi thënë edhe herë tjetër, që në fund të fundit Topalli është vetëm një mashë, është një marionetë dhe është një nga aspektet ku tregohet qartazi kush është fytyra e këtij pushteti. Mënyra sesi drejtohet Kuvendi, konfliktet që krijon ky institucion me institucionet e tjera, metodat policore që s’ndodhin as në kohë diktaturash në mënyrë kaq publike, që për kandidatët për anëtarë gjykate e me radhë pyeten organet kompetente kur ka vetëm një organ kompetent për të treguar implikimin e njërit apo tjetrit, ky është vendimi gjyqësor. Ndërsa implikime të tjera janë vetëm në ato që vetë kjo zonjë apo të tjerë kanë hequr në kurriz në kohën e monizmit, kur përfliteshin për gjëra të caktuara, në daç për lakra në kokë, në daç për qëndrime jo të moralshme për kohën. Pra, të gjithë këto tregojnë qartazi degradimin e kësaj shumice, tregojnë qartazi që shumica s’ka arritur, madje as ka tentuar të bëjë reformë, sepse ky Kuvend i drejtuar nga kjo zonjë, u mbyll duke deklaruar që reforma zgjedhore ka dështuar, që kartat e identitetit nuk mund të bëhen për zgjedhjet e 2009-ës dhe, siç dihet reforma në drejtësi as që tentoi të fillojë. Këtu hapet një parantezë që zbulohet pikërisht nga diplomatët, që ndërkohë në Kuvend nuk ka asnjë paketë për 3 vjet me radhë, nëpër kulisa qarkulluaka më në fund një projektligj për prokurorinë, ku synohen antireforma dhe vendosja e një pushteti policor. Pra, mjafton kaq, pa shkuar më tej, për të deklaruar që këtu nuk është puna e një mocioni apo çmocioni ndaj Topallit. Duhet çmontuar qeveria. Ne jemi në kuadrin, ku gjithkush që merret me emra të veçantë, apo ca më keq, që në vend të merren me kryeministrin e qeverisjen e tij, merren me aspekte të tjera apo qoftë me figura të tjera të PD-së, është vetëm shpërqendrim i opinionit publik. Sot ka vetëm një kryefjalë: “Kjo qeveri është e dështuar në të gjithë aspektet”. Kjo qeveri ka mashtruar opinionin publik e faktorin ndërkombëtar, kjo qeveri ka mashtruar gjithashtu edhe Pentagonin e qeverinë e SHBA-ve, madje edhe për çështje delikate, siç është tregtia e armëve”. Rrjedhimisht, një qeveri me të cilën s’mund të bashkëpunohet më tej, s’mund të shpresohet më tej e që ka vetëm një zgjidhje: largimi i saj”.

-Ka vetëm një opsion për ta bërë këtë, që është ai ndaj kryeministrit...

“Ti ke hallin gjithnjë tek metodat, unë e kam tek situata. Kjo është alibia që duan të nxjerrin disa, që mesa duket e ke edhe ti që thua: “A mund të fitojë mocioni ndaj Topallit?” apo “A mund të fitojë mocioni ndaj Berishës”? Në politikë pak rëndësi ka fiton apo s’fiton mocioni. Në fund të fundit, opozita bën lojën e vet dhe mban qëndrimet e veta. I takon të mos bëhet palë me këtë qeverisje, sepse në kushtet e Shqipërisë, kur ajo është në procesin e integrimit, patjetër që ka një aspekt ku opozita duhet të jetë bashkëpunuese. Këto quhen reforma, por ama kur këto reforma janë reale, kur këto reforma janë konkrete dhe kur këto reforma janë konform standardeve. Për 3 vjet kjo gjë nuk ka ndodhur, jo për faj të opozitës, por sepse shumica në asnjë rast nuk ka ofruar asnjë reformë të qenësishme. Ndërkohë kemi një shumicë që abuzon në vazhdimësi me nevojën për reformë, me nevojën e Shqipërisë për t’u integruar, dhe me këtë do të justifikojë antireformën. Dhe kjo duhet kuptuar dhe dalluar, që opozita s’mund të bëhet më palë e justifikimit, e makijazhit dhe e fshehjes së këtyre dështimeve. Nuk mund të ndaj përgjegjësinë, për pasojë sepse këtu e kanë shumë më lehtë dhe shpesh këtë gabim e bëjnë shumë vetë që i quajnë të dyja palët njëlloj shkaktare. Përgjegjësitë nuk janë kurrë të përbashkët në demokraci. Përgjegjësi e reformave, e krizës ekonomike dhe sociale dhe e rritjes së korrupsionit të tëra bien mbi qeverinë. Pra, shumica jep llogari për to. Ajo mund të ankohet për opozitën, ose opozita mund të marrë përgjegjësi vetëm k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›