E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Ndihem keq,por shpresoj

Të paktën 15 ditë, por ka mundësi edhe më shumë. "Si ndihem? Keq", - thotë Kaka me një gjysmë buzëqeshje. Dhe prek pas gjurin e majtë, atë që operoi tani në qershor. Dhe aty filloi dhimbja në tendinë, pas trofeut "Tim." "Gjatë përgatitjeve gjithçka shkoi mirë, - tregon braziliani. - Dhe nuk pësova goditje duke luajtur. Thjesht, sforcimi i ndeshjes e fryu gjurin. Fola me trajnerin dhe vendosëm që të luaja në Moskë, por nuk shkoi mirë. Kur do të kthehem? Nuk e di, është e pamundur të bësh parashikime tani. Të presim 15 ditë, pastaj të shohim." I njëjti mendim vlen edhe për Ançelotin: "Nuk mund të them se kur mendoj ta shoh me skuadrën, nëse nuk flasin mjekët, nuk mund të flas as unë."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›