Sot, ekipit olimpik i bashkohet dhe Çollaku
Sot do ti bashkohet ekipit në fshtatin olimpik sportisti Dorian Çollaku. Atleti i hedhjes se çekiçit eshte olimpisti i fundit që i bashkohet ekipit tone. Collaku do të udhëtojë nga Finlanda dhe në Pekin do të mbërrijë në mbrëmje. Po sot do të hapet dhe kampi rinor ku Shqipëria ka dy përfaqësues: gjimnasten Ornela Cuko dhe boksierin Albi Sorra. Në kampin rinor mblidhen sportistët e rinj nga vende te ndryshme të botës. Qëllimi i kampit rinor është brymosja me frymën olimpike të brezit të ri të sportistve duke zhvilluar takimet dhe aktivitete argëtuese mes tyre. Për këtë arsye është kusht që të rinjtë të flasin një gjuhë në mënyrë që të krijojnë një atmosferë miqësie mes tyre.