Veloso "shenjëstrohet" nga Arsenali
Veloso ka qenë një objektiv për Arsenalin, pasi trajneri Arsen Venger kërkon prej kohësh një zëvendësues në mesfushë, pas largimit të Xhilberto Silvës dhe Metju Flamini. Mendohet se Venger ka dërguar agjentë për të ndjekur Veloson nga afër në disa raste të ndryshme gjatë sezonit të kaluar. Shënimet që ka marrë kanë qenë tepër pozitive për 22-vjeçarin, i cili u grumbullua nga Skolari në "Euro 2008". Një klauzolë në kontratën e Velosos thotë se ai mund të largohet, nëse për të vjen një ofertë prej 30 milionë eurosh, por Arsenali nuk e konfirmoi interesimin e tij. Sportingu i Lisbonës është dakord të bëjë biznes me kontratën e Velosos, pasi ka mësuar se ka patur interesim nga ana e anglezëve. Marrëveshja mund të arrihet në ditët në vazhdim.