E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita kërkon zgjatjen e dimrit

20-02-2012 / Gazeta 55

Paniku po e çon opozitën drejt humbjes së arsyes. Ajo po prodhon lajme të pavërteta në mediat e veta, veç që të krijohet sindroma e emergjencës, ndërkohë që të gjitha bateritë i ka ngarkuar për të raportuar një përmbytje imagjinare. Kërkimi i zgjatjes së dimrit nuk e mbulon dot mungesën e alternativës si dhe falimentimin e pritshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 

Situata e emergjencës për shkak të reshjeve të borës po shkon drejt zbehjes..., e thënë ndryshe drejt përmirësimit. Por këtë nuk po e sheh ende opozita. Ose..., ose..., e thënë ca më ndryshe, opozita është e vonuar për të kuptuar se situata e emergjencës po kalon.

Në fakt opozita ishte e vonuar që në fillesat e kësaj situate. Dhe kjo vonesë ishte “e justifikuar”. 

Edi Ramës ju desh që të bënte një tur turistik Athinë-Vjenë, para se të kuptonte se Shqipëria kishte hyrë në një situatë emergjence. Dhe kur kishte kaluar rreth një javë nga kjo situatë dhe Edi Rama nuk kishte çfarë të thoshte më për “Kurban”-in e tij, ju kthye emergjencës. 

Por duke qenë se ishte një javë me vonesë, i duhej “të kapte kohën e humbur”. Për këtë angazhoi gjithë “asetet” e mundshme”, por nuk mundi. Për pasojë ende vazhdon të jetë një javë me vonesë..., por tashmë kur situata e emergjencës është në kapërcim të saj. Ndaj edhe opozita në përgjithësi, por edhe Edi Rama në veçanti, për shkak të korespondimit një javë të vonesës, vazhdon të sillet e të veprojë sikurse të bëhej fjalë për një javë më parë, kur situata sigurisht ishte shumë më e rëndë se sot.

I shumëdëshiruar që situata emergjente të vazhdonte edhe për disa (shumë) ditë të tjera, me shpresën se Edi Rama, “do të kapte kohën e humbur”, që s’ishte pak, por një javë, ai gjendet tashmë në mes të panikut i cili po e çon, jo vetëm atë, por gjithë opozitën drejt humbjes së arsyes. Për këtë edhe po prodhon lajme të pavërteta në mediat e veta, lajme të krahasueshme me “kryelajmin” e “speakers”-es së Edi Ramës, për atë punën e asaj gruas në Markgegaj, që Mimi Kodheli “e la pesë ditë pa varrosur”. Sigurisht lajmet që prodhon Edi Rama këto ditë nuk janë kaq të tipit “horror”, por mjaftueshëm sa ai të besojë se po “mban ndezur” (megjithëse një javë me vonesë) sindromën e emergjencës me “kufoma të pavarrosura”, me “njerëz që s’kanë të hanë”, me “të tjerë që s’kanë mundësi të marrin shërbimin shëndetësor”... etj..., etj..., të gjitha këto iluzione që i sheh vetëm ai..., por nuk dihet se ku...

Edi Rama e di se në përfundim të javës së vonesës së tij, nuk do të di çfarë të vjellë më shumë. Ndaj edhe po përgatit situatën imagjinare duke marrë frymëzim edhe nga filmi “2012”. Për këtë të gjitha bateritë i ka ngarkuar në nxitje të raportimeve të një përmbytje imagjinare. 

E lodhshme dhe forcuese është kjo sjellje e Edi Ramës. 

Por përpos kërkimit të zgjatjes së dimrit, ai  nuk ka çfarë të prodhojë tjetër, që të mund të mbulojë mungesën e alternativës si dhe falimentimin e pritshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›