Opozita kundër votimit të hapur, PS: PD manipulim votimit të dekreteve
Nje sms ne celular nje nate me pare, ka lajmeruar 4 deputetet socialiste qe do te jene antare te Keshillit te Rregullores. Pandeli Majko, Vangjel Tavo, Kastriot Islami dhe Damian Gjiknuri do te jene 4 perfaqesuesit e Partise Socialiste ne kete Keshill. Me se pari socialistet denoncojne faktin qe Shpetim Idrizi, eshte llogaritur si antar i opozites, duke humbur ne kete menyre balancen 5 me 5 te opozites dhe pozites ne komision.
"Ai keshill duhet trajtuar ne menyre konsesuale, aq me shume qe trajton dokumente konsesual dhe vihet para faktit qe e morren kater parlamentare dhe pa dijenine e grupit parlamentare dhe vete anetareve te vete opozites", tha Damian Gjiknuri, deputet i PS-se.
Menjehere pas kesaj mazhoranca propozoi ndryshimin e rregullores, qe parashikon heqjen e votimit te fshehte per kandidadet e Gjykates se Larte dhe te Kushtetueses. "Megjithese rregullorja e thote hapur dhe qarte, qe votimi per person eshte i fshehte. Nuk japin asnje arsye pse duhet ta bejne kete", vijon Gjiknuri.
Edhe kreu i Partise Socialiste Edi Rama denoncoi heqjen e votimit te fshehte per votimin e emrave ne kuvend. "shkon më tutje në aventurën e dënuar publikisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për kapjen e gjyqësorit, duke synuar të imponojë votim të hapur në Kuvend për gjykatësit e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Mesa duket e vërteta e kutive të 28 qershorit është edhe më e rëndë se sa ç’e parashohim ne, dhe frika e Berishës nga e vërteta e tmerrshme që ai fsheh në kuti është aq e madhe sa e shtyn kryeministrin tonë përditë e më thellë drejt qorrsokakut ku po e merr me vete vendin", deklaroi Edi Rama, kryetar i PS-se.
Rrezimi i Vangjel Kostes si antar i Gjykates Kushtetuese hapi debatin per pavaresine e gjyqesorit nga parlamenti. Vangjel Kosta u rrezua me 66 vota kunder dhe 4 vota pro, c’ka presupozon qe nese opozita do te ishte ne kuvend vangjel kosta do te ishte sot antar i Gjykates Kushtetuese.
Dorian Kodra
< I mëparshmi