E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyrja e rezolutes, PS: Faji i Berishës. PD: Çështje axhende

Shtyrja e rezolutes per Shqiperine ne Komisionin e Jashtem te Parlamentin Europian eshte shuplaka e pare pas skadimit te ultimatumit prej 2 javesh qe nga darka e Strasburgut thone socialistet. Reagimi i menjehereshem i europianeve pas mungeses se nje marreveshjeje eshte shenje e seriozitetit me te cilin ata e vleresojne krizen politike thote deputeti socialist Ditmir Bushati.

"Fakti qe Parlamenti Evropian po shtyn diskutimin per rezoluten per Shqiperine eshte nje tregues i qarte qe afati kohor qe i eshte lene klases politike shqiptare per te zgjidhur krizen eshte nje afat kohor serioz. Dhe ne rast se ne e marrim shuplaken e pare permes kesaj shtyrjeje, nuk do doja te beja Kasandren, por fatkeqesisht duhet te perballemi me shtyrje te tjera. Eshte ne dore te politikes shqiptare, dhe posacerisht kryeministrit per te pranuar zgjidhjen e ofruar ne tavoline", tha Ditmir Bushati, deputet i PS-se.

Nderkohe sipas deputetit demokrat Fatos Beja, mbledhja e djeshme e komisionit te jashtem te parlamentit europian nuk ka patur te beje aspak me ceshtjen e liberalizimit te vizave dhe shtyrja e shyqrtimit te rezolutes per Shqiperine eshte thjeshte ceshtje axhende e punes se komisionit. Beja sqaroi se rezoluta ne fjale ka te beje me proceset integruese te vendit tone dhe eshte nje dokument qe permban mbi 160 nene...

"Ne rradhe te pare duhet kuptuar qe nuk eshte nje mbledhje qe lidhet me procesin e vizave, eshte nje mbledhje qe behet ne kuader te nje rezolute qe ka disa muaj qe eshte paraqitur ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Europian. Mbledhja e djeshme kishte per tu bere per keto dy vende per ecurine e procesit te integrimit ne BE. Pra, jane rezoluta te parlamentit per procesin e integrimit. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe nuk ke nje mbledhje per procesin e vizave, procesi i vizave vazhdon", u shpreh Fatos Beja, kryetar i Komisionit te Jashtem.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›