E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Pezës monument kulture. Debate mes pronarit dhe ministrisë

Mengjesin e se merkures, punonjes te Ministrise se Kultures te shoqeruar nga forca te policise kane shkuar ne banesen e deputetit socialist Dashamir Peza e cila ndodhet ne fashtin Peze. Motivacioni, ka qene zbatimi i nje vendimi qeverie, i dates 12 maj, i cili banesen e deputetit Peza , e kalon ne pronesi te Institutit te Monumenteve te Kultures. Per rreth nje ore e gjysem, Dashamir Peza, ka debatuar me personin e autorizuar nga ministria e Kultures, per zbatimin e vendimit, nderkohe qe forcat e policise nuk kane nderhyre. Kete e pohon zoti Peza, nderkohe qe ai thote se shtepia eshte ndertuar mbi pronen e stergjyrsheve te tij, dhe se ai disponon ne te gjitha dokumentat ligjore qe vertetojne kete.

"Do shpresoja shume qe te mos ishte nje akt politik, nje skenar per te mbuluar deshtimin e qeverise ne ceshtje themelore ne te cilat perballet Shqiperia ne keto momente. Do te paraqese gjithe provat ligjore qe disponoj per te provuar qe veprimi i tyre ka qene ne kundershtim me ligjin", thote Dashamir Peza, deputet i Partise Socialiste.

Policia ka reaguar rreth cështjes së banesës së deputetit socialist Dashamir Peza. Sipas një njoftimi nga drejtoria e policisë së Policisë së Qarkut, Tiranë, pjesmarrja e policisë së sekuestrimin e godinës në Pezë është bërë me qëllim të mbështesë punonjësit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që po vepronin në kuadër të një vendimi qeverie. Por, sipas njoftimit gjatë gjithë kohës nuk u ndje nevoja e ndërhyrjes nga policia.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›