Opozita kushtëzon votën me transparencën
11/06/2010 Krerët e dy grupeve parlamentare të dy partive të mëdha replikojnë me njëri-tjetrin për krizën
Ruçi: Kërkohet një zgjidhje e krizës politike, opozita nuk është garnitura
Kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i sesionit parlamentar, opozita shqiptare ka paralajmëruar refuzimin prej saj të dhënies së votës për projektligje që kërkojnë shumicë të cilësuar votash, mes të cilave edhe projektin për Gjykatën Administrative, në këmbim të një marrëveshjeje politike. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi gjatë fjalës së tij në Parlament, lidhur me kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit, foli për krizën politike dhe domosdoshmërinë e miratimit të një pakti politik që siguron transparencën e zgjedhjeve. “Nga 22-23 ligje që keni këtu, gati dhjetë apo 11 janë ligje kodesh që duan shumicë të cilësuar. Ky institucion duhet të përmbushë misionin e tij jo me ngjyra partiake, po për ti dhënë qëndrueshmëri vendit. Theksoj se kërkohet një zgjidhje e krizës politike dhe kërkohet një marrëveshje e plotë, ku opozita nuk është garnitura e mazhorancës”, tha Ruçi. Por ndryshe nga homologu i tij, kreu i demokratëve Astri Patozi deklaroi se vendi nuk është në krizë dhe ofroi bashkëpunimin e mazhorancës për çdo kërkesë të opozitës, që respekton Kushtetutën. “Ju kërkoni që ne të bashkëpunojmë dhe që të miratojmë një pakt. Jemi plotësisht dakord që të bashkëpunojmë për të gjitha kërkesat e opozitës dhe kemi vetëm një kusht, i cili në fakt nuk është kusht, por është detyrimi ynë që të mos shkelim ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi”, u përgjigj Patozi. Në vijim të moralit të tij politik mbi pretendimet e opozitarëve, kreu i parlamentarëve përdori praktikën e futbollit duke e lidhur me kampionatin botëror, eveniment që starton sot. “Do ju ftoja që të nxirrni mësime, se kur një ekip humbet, kur arbitri vërshëllen tri herë, humbësi i jep dorën fituesit. Aty mund të mësoni se kur ngrihet një kupë, nis koha e përgatitjes për evenimentin tjetër, i cili vjen shumë shpejt”, vijoi ai. E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e Ruçit, i cili tha se Patozi nuk përmendi trukimin e ndeshjes. “Ne kemi 10 muaj që flasim për trukimin e ndeshjes. Goli me dorë pranohet, por trukimi hetohet dhe ndëshkohet. U bëj apel të gjithëve ta ndjekin futbollin se është eveniment, por duhet të dish që dje është thënë njoftim publik që nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 18:00 pasdite nuk do të kenë shqiptarët drita, për dhjetë ditë”, reagoi Ruçi.
Shtyhet trajtimi financiar i të rënëve në detyrë
Kuvendi riktheu për rishqyrtim në komisione projektligjin “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”. Propozimi erdhi nga deputetë të opozitës, të cilët kërkuan zgjerimin e fushës së veprimit të tij. Në këtë projekt përcaktohet në mënyrë të saktë ndihma dhe trajtimi i familjeve të personave që janë pjesë e strukturave të mësipërme, të cilët humbin jetën në krye ose për shkak të detyrës. Ky projektligj synon të ofrojë një trajtim dinjitoz për familjarët e këtyre personave, të cilët nuk e kursejnë jetën në kryerjen e detyrës. Pas diskutimeve nga kryetarët e grupeve parlamentare, Kuvendi miratoi programin e punës dhe kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit. Kuvendi miratoi edhe projektrezolutën “Për raportin e Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2009”, për të cilën opozita paralajmëroi abstenimin.
Emërohen drejtuesit e opozitës nëpër komisione
Kuvendi miratoi propozimet e grupit parlamentar të PS-së për plotësimin e vendeve të mbetura vakante nga opozita në disa struktura të Kuvendit. Sipas propozimeve të paraqitura, Namik Dokle u zgjodh në postin e nënkryetarit të Kuvendit; Valentina Leskaj, kryetare e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik; Ethem Ruka, kryetar i komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetin; Ermelinda Meksi, kryetare e komisionit për Integrimin Evropian. Në postet e nënkryetarëve në komisionet parlamentare: Fatmir Xhafa, nënkryetari i komisionit për Çështjet Ligjore; Arta Dade, nënkryetare e komisionit të Politikës së Jashtme; Mimi Kodheli, nënkryetare e komisionit për Ekonominë dhe Financat; Ilir Gjoni u zgjodh në postin e nënkryetarit të komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Ilir Beqaj, nënkryetar i komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
Replikojnë Çota-Balla
Deputeti i PD-së Rrahim Çota akuzoi deputetin socialist Taulant Balla si dezinformues i Parlamentit dhe opinionit shqiptar dhe abuzues. “Për të ardhur në këtë Parlament, u keni dhënë drejtuesve të PS-së në vitin 2005 100 mijë euro, për të qenë vetëm kandidat i PS-së, para këto që janë nxjerrë nga lidhja e ngushtë me grupin e drogës së Librazhdit, të arrestuar para disa kohësh dhe të mbetur në burg. Vetëm në datën 30 prill 2010 ke shpërndarë 100 milionë lekë të mbledhura nga tregtarët e Elbasanit, duke dhënë 5 mijë lekë të reja për secilin person që vinte në Tiranë. Ti, more zotëri, flet me një telefon që e ke në xhep, të larë në flori, që kushton 12 mijë euro”, tha Çota ndër të tjera. Në përgjigje të tij, deputeti Balla tha se shqetësimi i Çotës lidhet me humbjen e të drejtës së tij për të përfituar nga tenderët me gomat e makinës, ndërsa për telefonin u shpreh i gatshëm tia falë Kryetares Topalli.
Gjykata Administrative
Opozita shqiptare paralajmëroi se nuk do të mbështesë ligjin për Gjykatën Administrative, projekti i cili ka më se një vit që pret votat e opozitës, pasi kërkon shumicë të cilësuar. Kreu i kuvendorëve të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi votën kundër të projektit, ashtu siç është formuluar nga Qeveria, duke vlerësuar se ai nuk i zgjidh problemet për të cilat është hartuar, përkundrazi hap të tjera. “Ligji për Gjykatën Administrative absolutisht që duhet, por as partnerët ndërkombëtarë dhe as biznesi nuk kanë nevojë për një padrejtësi të re, për një ligj që në vend që ti japë drejtësi, tu hapë probleme të reja”, tha Ruçi. Projekti në fjalë është përfshirë në kalendarin trejavor për tu miratuar nga Kuvendi pikërisht në këtë moment, kohë kur opozita ka zënë vendet e saj në Parlament.