“Ushtarët” e Aldo Bares, familjarët ngritën alibitë e para në proces
11/06/2010 Gjyqi për Bandën e Lushnjës
TIRANË – Gjashtë “ushtarët” e Aldo Bares janë duke u gjykuar në një proces me vete. Akuzohen për dhjetëra vepra penale të kryera në qytetin e Lushnjës. Ndërsa kanë përfunduar provat e akuzës, radhën e ka mbrojtja për të vërtetuar të kundërtën. Fillimisht janë pyetur dy oficer të Policisë Gjyqësore që kanë bërë veprimet e para hetimore. Ndërsa dje ishin të pranishëm dy familjarë të të pandehurit Afrim Hoxha si dhe një ish-punonjës policie në vitin 1997. Një policë dhe dy të afërm të pandehurit Afrim Hoxha. Familjarët e të pandehurit kanë mbrojtur alibinë e njeriut të tyre të pandehur. Sipas tyre, ditën që është vrarë Xhevat Demiri në vitin 1998 në Lushnjë në afërsi të varrezave të dëshmorëve, Afrim Hoxha ka qenë në Durrës. Ata i thanë gjykatës se me Xhavet Demirin nuk kanë pasur asnjëherë kontradikta dhe në këto kushte nuk kanë pasur pse të futeshin në hasmëri dhe të krijonin ngjarje të tilla. Alibinë e familjarëve e ka ngritur më parë edhe avokati mbrojtës i të pandehurit. Ndërsa më pas është pyetur edhe një polic i komisariatit të Lushnjës, i cili i ka thënë gjykatës se ka bërë veprime hetimore për ngjarjet që kanë ndodhur, por nuk ka njohur asnjë prej të pandehurve edhe pse ka dëgjuar për ta.