Lirohet “ujku” Alban Rexha, gjykata e le në shtëpi
11/06/2010 Ndryshon masa e sigurimit për protagonistin e “Kafazit të artë”, kanosi me armë policinë
Përfundojnë ecejaket e djemve që qëlluan policët, mes tyre edhe ish-i fejuari i Ingrid Gjonit
TIRANE- Vetëm pak kohë pasi u arrestua në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Alban Rexha, i bërë i njohur falë një spektakli televiziv, u la i lirë nga gjykata. I akuzuar për kanosje të punonjësve të policisë me armë në bashkëpunim me tre shokë të tjerë, Rexha, i kërkoi akuzës të ndryshonte masën e sigurimit nga ajo e burgut në “arrest shtëpie”. Kërkesa u pranua nga gjykata, pasi më parë u bë nga prokurori që ishte dakord të lihej i lirë. I pandehuri Alban Rexha ka kanosur policinë pas një sherri banal. Ndërsa i qetë vazhdonte të endej nëpër rrugët e Tiranës. Fillimisht akuza e ngritur ndaj këtij të pandehuri dhe shokëve të tjerë ishte ajo e “vrasjes së mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta”. Bëhet e ditur se mbrëmjen e 29 dhjetorit të vitit të kaluar, Rexha së bashku me ish-të fejuarin e këngëtares Ingrid Gjoni, Enea Gegën, Pajtim Serjanin dhe Shamet Mejdanin kanë qëlluar ma armë zjarri në drejtim të efektivave të patrullës së përgjithshme të policisë. Nga shkëmbimi i zjarrit, nuk është dëmtuar asnjë nga policët, por të ndodhur në këto kushte ata kanë kërkuar ndihmën e grupit të gatshëm pranë komisariatit nr.2. Nga ndërhyrja e këtyre të fundit janë arrestuar Enea Gega, Pajtim Serjani dhe Shamet Mejdani. Ndërkohë që Alban Rexha i shpëtoi prangosjes së policisë, duke u shpallur si person në kërkim. Gjatë hetimeve paraprake Rexha mësohet se ka pranuar faktin se ka qëlluar mbi punonjësit e policisë, por jo për t’i vrarë. Sipas pohimeve që ka bërë edhe në gjykatë, Rexha është shprehur se ka qenë në gjendje të dehur dhe vetëm i ka kanosur pasi është gjendur ngushtë, kur e kanë parë me armë gjatë kontrollit. Po kështu ai nuk ka dashur t’i nënshtrohet kontrollit rutinë të policisë. Ndërkohë që Rexha u arrestua me vonesë, shokët e tij bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, ranë që në ditët e para në pranga dhe një ditë më parë u lanë të lirë nga gjykata. Tashëm të pandehurit do vazhdojnë të hetohen në gjendje arresti shtëpiak, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë shqyrtimi gjyqësor.