“Opozita me bojkotin e sotme, refuzon kërkesën që vetë kishte bërë për seancë të Jashtëzakonshme Parlamentare”
Sqaron nga Shkodra, Kryemsitri Sali beirshaNë zonat e përmbytura ka pasur një solidaritet të madh, ku të zgjedhurit lokalë të PS-së, janë angazhuar krah qeverisë dhe strukturave të saj për përballimn e situatës. Këtë ka evidentuar Kryeministri Sali Berisha, dje nga Shkodra.Duke folur edhe për refuzimin e opozitës për të marrë pjesë në seanca e sotme të Jashtëzakonshme të Parlamentit, Kryeministri bëri të ditur se ky ishte një refuzim, i kërkesë që vetë opozita ka bërë për diskutim në një situatë të tillë.I pyetur nga gazetarët, lidhur me deklaratat e opozitës të bëra dje në Asamblenë e PS-së, për sa i përket situatës kryeministri Berisha iu shpreh se, “Fatkeqësitë nuk i kanë ndarë, por i kanë bashkuar njerëzit. Dhe kjo është e vërtetë. Po të shkoni ju në Dajç, ju nuk parë në mënyrë absolute, as edhe një lloj dallimi as partiak, as politik, as fetar, as moshor, asgjë përkundrazi, keni parë një solidaritet se si të përballen më mirë me fatkeqësitë. Dhe këtu dua të them se opozita ka qenë e përfaqësuar me dinjitet nga të gjithë kryepleqtë, ku kryetari i komunës së Dajçit, më ka informuar më duket se shumica e kryepleqve në Dajç, i përkasin Partisë Socialiste. E kanë bërë detyrën në mënyrë të përsosur, kanë punuar me përkushtim të madh. Në tërësi opozita ka qenë në këto pozicione. Ka pasur pastaj ndonjë që ka dashur të bëjë atë që Shkodra e quan ‘sherrbudallë’, e ka imponuar veten vetë. Apo të shpërndajë simite, të cilat prapë Shkodra nuk i ha. Ky është i gjithë problemi. Unë mendoj se këtu ka pasur një solidaritet të madh, pa kurrfarë dallimesh. Kanë qenë ca qëndrime pastaj, por përpjekjet për ta shfrytëzuar në mënyrë politike fatkeqësinë asnjëherë nuk shpërblejnë”.Ndërsa lidhur me pjesëmarrjen e opozitës në parlament dhe se a ka ndonjë ftesë nga maxhoranca kundrejt saj, kryeministri Berisha sqaroi se, “Eksponentë të opozitë dhe rastisi deputetë nga opozita të Shkodrës, u shprehën në mënyrë eksplicite, në mënyrë shumë të qartë, në rast se do të mblidhet seancë e jashtëzakonshme, ne do të marrim pjesë. Ky ishte një veprim shumë i përgjegjshëm, së pari për të shprehur solidaritetin, së dyti për të debatuar për të gjithë këtë problematikë dhe kjo është normale. E njëjta çështje u ripërsërit nga njëra nga zëdhënëset e Partisë Socialiste, por mesa duket nesër urdhri politik është i tillë, që ata nuk do të mund të marrin pjesë në debatin që zhvillohet. Ndërkohë ne nuk tërheqim seancën, seanca do të zhvillohet në mënyrë që zyrtarët, qeveritarët, deputetët të debatojnë, të diskutojnë për situatën dhe të japin mendime për zgjidhjet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, në mënyrë që një mrekulli ujore, pasi Shkodra përbën një zonë, një mrekulli të vërtetë të ujërave dhe të mjedisit përreth, të mos mund të shndërrohet ose të bëhet çdo gjë që të mos mund të shndërrohet në fatkeqësi natyrore. Pra ne do të bëjmë seancën, e nisëm për kërkesë të opozitës, pasi është normale. Ju të gjithë e keni parë që deputetët e Shkodrës, deputetë e tjerë jo të Shkodrës, ministra, zëvendësministra, drejtues agjencish kanë qenë ditë e natë dhe është menduar se debati më i mirë është të punojmë dhe të ndihmojnë qytetarët. Por kur opozita e kërkon dhe thashë në rast se kjo do të bëhej, atëherë do të ishte e gabuar nëse kjo mundësi nuk i krijohej. Nuk ka pasur asnjë lloj qëllim tjetër përveç plotësimit të një kërkese legjitime të saj”, përfundoi Kryeministri Sali Berisha....