E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një Asamble pa pretendime

Një Asamble pa pretendime, ndonjë kërkesë për procedurë të rendit të ditës që nuk ciflosën veprën dhe pretencën akuzuese. Gjithçka ishte parapërgatitur që deputetët të kishin 10 minuta monolog për të damkosur me çdo kusht dhe me çdo mjet qeverinë. E gjitha asambleja ishte përdor si kamuflazh patetik i populizmit makiavelist të Edi Ramës. Retorika prej 45 minutash lodhëse për një ditë të diel pushimi ishte e ndërtuar  mbi një mal manipulimesh të tezave politike, të aksidenteve dhe përmbytjeve në veri-perëndim të vendit. Përngjasimet me të vërtetën e fakteve dhe procesverbaleve ishin më ditë larg asaj që cilësoi Ilir Beqja apo Viktor Doda. Ilir Beqja nuk ka besë as nder të dali pas ditës sotme në medie pasi pat deklaruar haptazi se do të jetë në parlament nëse do kishte një seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në veri-perëndim të vendit. Ai nuk do të jetë për një arsye të thjeshtë se është shtojcë e qëndrimeve refraktare të lidershipit të PS. Ai rrezikon pezullim nga të gjitha detyrat politike deri në përjashtim nga partia socialiste po të shkojë në kuvend të kërkojë proces verbalin e datës 27 dhjetor. Një proces verbal që aty ku janë të gjithë proces verbalet e sekretariatit të digave, por PS kërkon “casus belli” për të përligjur tekat ekstra-parlamentare të Edvinit.Ndërsa pas kryetarit si ridikulanti në shifra doli shoqëruesja e parë e misit: Erjon Brace, ku një monolog të projektuar si dokumentarët monist “një kronikë, një temë” shënjestroi përsëri qeverinë; kurse më pas duke shfaqur slajde shifrash të keqinterpretuar, pjesë të rregullores të vitit 1988 ku interesonte sutaku, procesverbale të manipuluar dhe hamendësime me qëllim baltosjen e operacionin më të madh të një emergjence natyrore në Shqipëri.Kuptohet vetiu se mbledhja e parë për 2010 e Asamblesë së socialistëve tregoi dy gjëra: së pari se Edi Rama as që nuk e mendon të hyjë një parlament, edhe pasi ky investim bojkotues falimentoi me protesta qesharake, ashtu sikurse ripremtoi  të njëjtën rrugë të radikalizmin të politikës në vend, deri në një datë të pacaktuara. Sy dyti provat dhe dokumentet  që u paraqitën kishin për qëllim përligjen zyrtare të kursit të bojkotit të demokracisë parlamentare. Madje ndër motivet që e shtyjnë socialistin Edi Rama të mos hyjë në parlament është përjashtimi i disa deputetëve që janë kundër praktikave të bojkotit.Sakaq po dje Ben Blushi dhe disa deputetë të tjerë deklaruan se e shohin si një farsë të gjithë Asamblenë ku nuk diskutohet por akuzohej për të fshehur arsyet e vërteta që e kanë çuar Edi Ramën në një qorrsokak politik. Sokaku i të marrëve mori mishërim në asamblenë e përtacëve ku nuk analizohet bojkoti dhe çfarë solli mos prezenca e PS në parlament, por prodhohet një nekro-politikë hienash mbi fatkeqësitë natyrore.Interesante është pafytyrësia e Edvin Ramës që nuk ka fund, që e ktheu  një Asamble politike në një mega-shoë televiziv. Në një konferencë-asamble shtypi që nuk mbaronte kurrë. Edi Rama po shfaqet një nga politikanë më populist që ka pasur ndonjëherë Shqipëria pasi mbahen mend daljen me sëpatë në dorë dhe herë si këngëtar hip-hopi me mikrofon aq edhe me megafon Edi Rama është stërmunduar të ndërtojë imazhin e politikanit klasik, që i mbyll punët heshturazi në tavolina, ku merren vendimet serioze prej burrështetasi... Një nga problemet e kahershme të Edi Ramës qysh në fillimet e karrierës ka qenë  një vizitor kalimtar i skamjes, i regresin anarkist të shoqërisë, pa kode, pa moral dhe pa etike. Siç pohon edhe ai vetë nuk është politikan dhe nuk ka aftësi për të frymëzuar ide dhe platforma që reformojnë dhe përmirësojnë jetesën e shqiptarë.Megjithatë me vendimet e fundit të Asambleja dëgjoi, konfirmoi, miratoi dhe fshiu thundrat e nguljes këmbë si mushka mbi kutitë e lagura, që afërmendsh është “kali i Trojës” i marrjen e pushtetit më veprime jashtë-parlamentare, që mund të interpretohen si thirrje për veprime anti-demokratike ndaj qeverisë dhe si rrjedhore ndaj institucioneve shtetërore. Afërmendsh pas parullave propagandistike për hapjesh kutish, akuzave të pa fre, demonizimi i çdo pune të qeverisë  po u ikën koha, pasi njerëzit sa vinë e bëhen më pragmatistë, racionalë e koshientë, dhe duan t`i prekin gjërat me dorë, dinë ta ndajnë të mirë nga e keqja, të thënën me të bërën......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›