Rreshjet e borës bllokojnë rrugët. Në Gjirokastër 25 cm borë
Rreshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë rajonin e qarkut të Kukësit. Trashësia e dëborës në qytet është rreth 20 cm ndërsa temperaturat janë ulur deri në minus 14 gradë Celsius. Në zonat e thella malore trashësia e dëborës është rreth 50 cm ndërsa temperatura minus 19 gradë C. Dëbora dhe akulli kanë bllokuar disa akse të rëndësishme rrugore në Kukës, kryesisht akset që lidhin qendrën e rrethit me komunat.
Burime të Shtabit të Emergjencës në prefekturë bëjnë të ditur se janë bllokuar rrugët që lidhin komunat Arrën, Kalis, Zapod, Grykë Çajë, Bicaj, Shishtavec, Bushtricë, Ujmisht, Fajza, Gjinaj, Golaj, Margegaj, Lekbibaj, Topojan etj.
Drejtoria Rajonale e Rrugëve në Kukës në bashkëpunim dhe me kompanitë private që kanë marë përsipër pastrimin e rrugëve nga dëbora kanë dislokuar në segmente të ndryshme borë pastruese dhe kamionë që hedhin kripë dhe skorje.
Edhe furnizimi me energji elektrike ka patur pmjaft probleme pasi dritat mungojnë në shumë zona prej ditësh.
Rreshje të shumta dëbore kanë përfshirë edhe qarkun e Gjirokastrës, ku trashësia e saj ka arritur në 25 cm. Për pasojë aksi rrugor nacional Gjirokastër– Sarandë në Qafën e Muzinës është bllokuar duke krijuar një rradhë të gjatë makinash.
Aksi Gjirokastër- Ballsh kalohet me zinxhirë. Dëbora ka bllokuar rrugët në komunën e Zagorisë, Pogonit dhe Picarit, në Gjirokastër si dhe Kurveleshit, Lopsit dhe Buzit në Tepelenë dhe Frashërit në Përmet. Në këto kumuna trashësia e dëborës ka kaluar 30 centimetrat gjë që ka bërë të pamundur zhvillimin e mësimit në shkolla.
Probleme nga rreshjet e dëborës janë krijuar edhe në zonën muzeale të Gjirokastrës ku nuk është vështirësuar qarkullimi i automjeteve.
Olgera Muka
Azhornuar së fundi ( e enjte , 16 dhjetor 2010 )