E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ne Kosove braktis seancen e Parlamentit

Parlamenti i Kosoves nderpreu sot punimet pasi opozita braktisi seancen e sotme ne shenje mospajtimi me propozimin e Partise Demokratike ne pushtet qe te rishqyrtohet mocioni i miratuar nje dite me heret per kushtezimin e vazhdimit te bisedimeve me Serbine me ndricimin e fatit te personave te zhdukur gjate luftes ne Kosove.

Shefi i grupit parlamentar te Partise Demokratike te Kosoves Adem Grabovci tha se Parlamenti kishte votuar dy dokumente dhe per kete arsye nevojitet nje harmonizim i teksteve dhe miratimi i nje dokumenti te vetem. Propozimi i tij u hodh poshte nga shefat e grupeve parlamentare te Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe levizjes Vetevendosje Ismet Beqiri e Visar Ymeri.

Ne i propozojme seances qe te beje harmonizimin e ketyre dy dokumenteve qe i kemi pra dy pare rekomandimeve qe njera ka dal ne emer te Komisionit dhe tjetra ka dal ne emer te Hikmete Bajraktari. Prandaj une i lus te gjithe deputetet qe te bejne harmonizimin dhe te dalin me nje dokument te perbashket me qellim qe tiu mundesojme institucioneve tona se si mund te veprojne tha shefi i grupit parlamentar te Partise Demokratike Adem Grabovci

Mos te harrojme se rekomandimet kane qene ketu ne Kuvend qe dy jave i kane pare te gjithe dhe jane lexuar edhe ne fillim edhe ne fund. Nuk eshte problem i deputeteve te LDK-se qe te tjeret nuk e kane marr vesh se cka po votojne. Ne nuk deshirojme te behemi pjese e shkeljeve te procedurave nga institucioni me i lart i vendit. Ne nuk do te qendrojme ne salle dhe nuk do te perkrahim kete mocion tha shefi i grupit parlamentar te Lidhjes Demokratike Ismet Beqiri.

Edhe ne jemi absolutisht kunder kthimit te ketij mocioni prape ne votim ne Kuvend pasi qe jane kryer te gjitha procedurat e rregullta per votimin e ketyre dy rekomandimeve tha shefi i grupit parlamentar te levizjes Vetevendosje Visar Ymeri.

Ne shenje mospajtimi me kerkesen qe ceshtja te futet ne rendin e dites opozita braktisi punimet e Parlamentit dhe seanca u shty per javen tjeter.

Nje dite me pare Parlamenti miratoi nje mocion i cili ne njeren nga pikat kerkon kushtezimin e vazhdimit te bisedimeve me Beogradin me ndricimin e fatit te personave te zhdukur gjate luftes. Mocioni pasoi interpelancen e shefes se delegacionit te Kosoves ne bisedimet me Serbine Edita Tahiri lidhur me ceshtjen e zbardhjes se fatit te personave te zhdukur qe eshte shtruar edhe ne bisedimet ndermjet Kosoves e Serbise. Zyrtare te qeverise thone se jane duke bere perpjekje per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje por sipas tyre problem mbetet qasja e Serbise.
Kosova doli nga lufta me rreth 6 mije te zhdukur ndersa edhe 13 vjet me pas mbetet i paqarte fati i 1 mije e 781 vetave pjesa me e madhe e te cileve te perkatesise kombetare shqiptare.
Qe nga pranvera e vitit 2004 Prishtina dhe Beogradi kane zhvilluar disa takime te ndermjetesuara nga Komiteti Nderkombetare i Kryqit te Kuq per kete ceshtje por rezultatet jane ende te pakta. Grupet punuese te Kosoves dhe Serbise thone se gjate ketij viti do te zhvillohen kerkime ne 36 vende te ndryshme ku mendohet se mund te kete trupa te te zhdukurve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›