E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Opozita në Kuvend, të bashkëpunojë me qeverinë”

 Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Anxhelili përmes një deklarate për mediat, i bëri apel opozitës shqiptare të kthehet në parlament dhe të bashkëpunojë me qeverinë për reformat e integrimit. "Parlamenti Evropian në rezolutën e tij të hartuar në nëntor 2009 ka njohur progresin e arritur në Shqipëri dhe përmirësimet e arritura në kuadrin juridik dhe administrativ në procesin zgjedhor, siç doli nga zgjedhjet kombëtare. Në të njëjtën kohë, salla e Strasburgut i ka kërkuar opozitës të ndërpresë bojkotin e parlamentit, duke e ftuar të përmbushë detyrimin që ka ndaj elektoratit të saj për tu prezantuar në parlament", shprehet zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian në lidhje me krizës politike shqiptare. Ajo mbështeti konkluzionet e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet në Shqipëri. "Bashkohem me deklaratat e bëra nga Jozef Daul, Kryetar i grupit të Partive Popullore Evropiane, i cili ka kujtuar se sa fondamental është roli që kanë pasur vëzhguesit ndërkombëtarë në kontrollin e zgjedhjeve të muajit qershor 2009, të cilët nuk kanë evidentuar asnjë parregullsi në devijimin e votave. Shpresa ime është që partia opozitare shqiptare të nisë të bashkëpunojë me qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të garantojnë realizimin e reformave të nevojshme për të arritur Shqipëria marrjen e statusit të kandidatit të mundshëm për të hyrë në Bashkimin Evropian", u shpreh Anxhelili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›