fare lidh Ngjelen me Gheddafin

Ne nje nga edicionet televizive te lajmeve keto dite per cudi hasa rradhazi dy deklarata pothuajse te njejta nga dy personazhe te cilet per nga dukja dhe statura jane krejt te ndryshem Ngjela dhe Gheddafi. Ku mund te jete pika e takimit mes ketyre personazheve Ngjela shprehte qendrim armiqesor dhe hidhej ne nje sulm te hapur ndaj faktoreve perendimore per mosnderhyrje. Cuditerisht per koincidence apo per lidhje logjike argumenti apo tematike te njejte emisioni i lajmeve vazhdonte me Gheddafin i cili iu kishte derguar nje leter kancelarive kryesore evropiane vecanerisht asaj italiane dhe franceze per mosnderhyrje ne punet e brendshme pasi ne te kundert do te kishte telashe Evropa dhe Ballkani. Ne fakt Gheddafi po akuzon keto dy vende se duan ta pushtojne. Ne te dy deklaratat dukej nje pozicionim armiqesor ndaj faktorit nderkombetar.
Ngjela jepte nje arsyetim te tipit Ne nuk jemi vend i dores se dyte por kemi vlera te ketilla apo atilla. Ne disa media u hodh ideja qe ky eshte mentalitet komunist. Mundet te jete edhe keshtu pasi 50 vjet jane shume per te na rrenjosur ne subkoshience ideologji e levizje qendrime e mentalitete. Ngjela eshte nje figure komplekse dhe kjo dallohet edhe ne levizjet e tij te shpeshta. Qe nje i majte te vazhdoje traditen antifaktor nderkombetar kjo nuk na cudit. Por qe te kemi nje vuajtes te ketij sistemi i cili flet me gjuhen e shkaktues-vuajtesit kjo tingellon e cuditshme. Cudia vazhdon pasi pozicionimet e te dy figurave si statura ideologjike jane krejt te kunderta. Nje diktator mundet ne nje moment te nje pushteti te sterzgjatur te zaptohet nga psikozat e armiqve te brendshem dhe te jashtem dhe hap lufte frontale ndaj te gjitheve. Kjo nuk eshte ndonje habi e madhe. Por qe nje personazh i cili ka vuajtur nje sistem diktatorial te perdore gjuhen e Gheddafit ketu ka dicka qe nuk perkon. Megjithate pertej remineshencave komuniste keto deklarata jane ne kuadrin e nje personazhi politik apo te nje linje politike te krahut te majte Eumlshte kunder personazheve nderkombetare apo kunder linjave politike te qeverive respektive
Po ta vezhgosh eshte nje tendence e nisur nga deputete socialiste ndaj diplomateve te huaj duke kulmuar me deklaratat e aleateve te Partise Socialiste te cilet kerkuan deri largimin e ketyre diplomateve. Deputetet e Partise Socialiste hodhen romuze indirekte apo edhe sulme direkte cudia eshte qe nuk doli asnje ze nga Partia Socialiste qe te prononcohej per ndonje distancim ndaj ketyre individeve. Atehere arsyetojme qe eshte nje linje opozitare qe gjithsesi ende nuk ka kurajen qe te dale hapur kunder ketyre faktoreve. Cila eshte arsyeja e vertete e nje reagimi kaq ekstrem per ti treguar faktorit nderkombetar te shikoje punet e shtepise se tyre Faktoret nderkombetare prej rreth dy vjetesh po luajne nje rol jo te vogel ne zbutjen e krizes politike dhe kjo deri tani nuk ka perbere problem.
Por eshte krijuar nje marredhenie e dyfishte me nderkombetaret kushtezuar nga rrethanat interesat si dhe figurat qe perfaqesojne keto interesa. Rama ishte i pari qe mbremjen e 21 janarit me eksklamacion dhe urgjentisht kerkoi ndihmen e nderkombetareve me nje thirrje Ku jeni o nderkombetare. Ne momentin qe ata u vune ne loje u prononcuan dhe u pozicionuan atehere ne varesi te deklaratave na pelqen sna pelqen pozicionohemi brenda nje harku kohor shume te shkurter pro dhe kunder. Deri ne prezencen e ish-ambasadorit te SHBA-ve Z. Uidhers opozita i referohej ne menyre te vazhdueshme deklaratave deri edhe ironive apo perrallave e anekdotave te tij. Por me rokaden legale te figurave te ambasadorit amerikan te OSBE-se ne menyre te menjehershme kemi nje egersim te krahut te majte ndaj faktorit te jashtem. Me ardhjen e Arvizut qe perkoi me nje demonstrate marredheniet u dyzuan pasi deklaratat e ketij te fundit nuk po ecnin ne drejtimin e parashikuar.
Perse jane te dyzuara Kur ambasadori flet per institucionin e Prokurorise duke qene ne nje linje me ambasadorin e meparshem per ta lene kete institucion te qete te punoje marredheniet jane te drejta madje edhe referuese. Deri ne kete moment jemi brenda deklaratave qe na pelqejne dhe nuk i konsiderojme nderhyrese ne punet tona te brendshme. Per pjesen tjeter te deklaratave marredheniet fillojne te perthyhen derisa shtremberohen e degjenerojne ne nje sulm agresiv. Njehere hajdeni ku jeni pastaj mos nderhyni jane diametralisht te kunderta. Keto deklarata kunderthenese me teper te bejne te mendosh per nje linje politike por kalimtare. Ne kete pike opozites i mungon qendrimi solid duke humbur shansin per nje politike vizionare apo afatgjate
Neqoftese ka ndodhur qe nderkombetaret te jene tejet te kujdesshem me kombin dhe politiken e Shqiperise eshte pikerisht ne kete krize gati 2 vjecare. Ata kane deklaruar per vet-zgjidhje te krizes nga ana e politikes shqiptare. Dhe kaq e vertete eshte kjo sa per kunderargument po perdorim edhe zerat te cilet pas demonstrates se 21 janarit kur ekzistonte nje rrezik per degjenerim te situates hodhen deklarata mjaft i lame ta zgjidhin vete nuk po qullosin dot gje duhet nderhyre ne menyre efikase dhe me propozime konkrete. Megjithate predominoi tendenca tjeter. Ende sot nderkombetaret po sillen si me nje shtet te barabarte sovran dhe sipas ligjeve nderkombetare.
Nuk ekziston ne demokraci qendrimndashpelqim apo qendrimndashimponim i nje grupi te vogel por qendrim i ballafaquar me te gjithe faktoret ku fitojne interesat e pergjithshme. Sigurisht ato ngerthehen edhe me interesa gjeopolitike ne te kundert nuk do te ekzistonte as NATO as OKB as OSBE. Jane keto organizata te cilat sot po koordinojne veprimet kunder diktatoreve ne Afriken e Veriut. Nuk i pelqejne keto nderhyrje Gheddafit por ky eshte problem vetem i tij. Tu tregojme nderkombetareve vendin apo ti veme te thana do te thote te kesh gabuar strategjikisht.
Dihen interesat e Italise ne Libi qe pervec se ka qene nje vend koloni e Italise sot ka edhe interesa ekonomike direkte ENEL apo ENI duke e shnderruar ne nje zone strategjike per Italine. Megjithate Italia nuk morri asnje rol protagonizmi ne luften e Libise. Berluskoni po akuzohet pikerisht per mosvenie te Italise ne nje vend protagonist te kesaj lufte. Po akuzohet Berluskoni qe protagonizmin e tij nuk arriti te shnderrohet ne nje kulture qeverisese edhe per politiken e jashtme.
Italia sot po lufton fort qe nderhyrja te realizohet nen flamurin e NATO-s pasi eshte e vetmja menyre per te detyruar te gjitha shtetet qe te marrin pjese. Kjo qe te shmange akuzat e Gheddafit per sulm kolonialist.
Krahu i majte ka nje karakteristike kur ju duhet te mbrojne ideologjine gjithmone jane ne favor te internacionalizmit dhe ndihmes reciproke. Kur u duhet te jene ne mbrojtje te lirise dhe demokracise ne vende diktatoriale apo koloniale atehere shprehen per lokalizem apo antiglobalizem.
Kryeministri Italian Romano Prodi ne periudhen e krizes se fajdeve ne Shqiperi ne vitin 1997 ishte i detyruar te kerkonte ndihmen e qendres se djathte te atehershme pra Berluskonit per te marre pjese ne misionin ne Shqiperi dhe kjo kunder opinionit te Bertinotit kryetari i Partise Komuniste te Reformuar. Partia e Berluskonit ia dha pa rezerva te gjitha votat e partise se tij. Keto dite ne rezoluten per pjesemarrjen ushtarake ne Libi eshte Berluskoni qe u kerkon votat te majteve te cilet nuk u treguan luajale tia kthejne me te njejten monedhe. Qeveria e Berluskonit me nje veshtiresi serioze morri pak vota te te majteve per nderhyrjen ne Libi. Te majtet ne keto strategji gjeopolitike ndjekin linjen as te mos nderhyjne as te mos na nderhyjne.
Por do ti kthehem edhe me nje argument deklarates se Ngjeles Ne nuk jemi vend i dores se dyte. Ne deklaratat e opozites jemi vend jo vetem diktatorial por edhe tirani te rrenuar ne krize e varferi. Me sakte jo vetem te dores se dyte por te fundit. E gjithe kjo eshte politike per te ndergjegjesuar pikerisht faktorin nderkombetar. Me pas kur nderhyn ky faktor per te na ndihmuar u tregohet vendi pikerisht me shprehje nuk jemi vend i dores se dyte.
Te jete ndjenje inferioriteti i Ngjeles apo prekje e ndjenjave kombetare Shprehje te kesaj natyre e perdorem si shenje inferioriteti mbas nje regjimi te gjate diktatorial gjysme shekullor. Komunizmi na solli perceptim te shemtuar tek Evropa Ne do jemi si ai qefini qe kur te hapet do te qelbe Evropen Kadare. Mbas nje izolimi ne zgrip te ekzistences te rrenuar fizikisht psiqikisht moralisht e intelektualisht e kishim te domosdoshme te thoshim ne vlejme.
Sot mbas 20 vjetesh kur jemi nje faktor i rendesishem ne Ballkan dhe me nje tendence forcimi ne rajon tingellon foshnjarake shprehja ne nuk jemi vend i dores se dyte. E kemi kaluar tashme semundjen diktature e cila na e demtoi dhe dobesoi shume sistemin imunitar duke na krijuar ndjenja inferioriteti. E kemi fituar tashme ate ndergjegjesim per vlerat dhe kete nuk kemi me nevoje ta themi ne. Tashme e dime qe kane folur per racen shqiptare qe nga Hitleri te Meine Kampf e deri tek studiues shume serioze qe e kane vleresuar racen shqiptare si superiore ne te gjithe Evropen Lindore Wirschov. Ai ka luajtur nje rol me pas te konsiderueshem gjate konferences se Berlinit me studimet e tij duke hedhur idene e ruajtjes se kesaj race kaq te vjeter kaq te rralle dhe kaq inteligjente. Pra edhe ky argument nuk ka baza duke e rrezuar krejt deklaraten e avokatit Ngjela. Dualizmi qendrimet multiple e shoqerojne jo vetem avokatin por te gjithe opoziten zedhenes i se ciles ai eshte bere. Por ne kete rast nuk tingellojne qendrime te mirefillta por nje keqperdorje nga aleati kryesor PS-ja.
Per njerin diktator Gheddafi dhe per tjetrin delirant Ngjela deklaratat rezultojne te pabaza.