Opozita, ne "marshimin e heshtjes" per viktimat e largimin e Berishes
Marshim i heshtur ne kujtim te viktimave te Gerdecit! Qytetaret "pushtuan" dje pasdite bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne shenje nderimi dhe respekti per viktimat dhe te gjithe te prekurit nga tragjedia qe perfshiu pak dite me pare Gerdecin. "Marshimi i Heshtjes", vec ketij motivi perfshinte ne vetvete dhe nje tjeter mesazh. Konkretisht, largimin e Kryeministrit Sali Berisha nga ky post, duke e fajesuar si pergjegjesin kryesor per kete katastrofe. Por, ne kete marshim u shfaqen te bashkuar te gjithe kreret e opozites, duke iu paraprire ne ecjen e heshtur mijera qytetare, te cilet mendohej se kishin ardhur dhe nga qytete te tjera te vendit. Me qirinj ne duar, pjesemarresit u nisin nga sheshi "Skenderbej", per te pershkuar ne kembe bulevardin "Deshmoret e Kombit", e per te bere ndalesen e programuar perpara Kryeministrise. Kryetari i PS-se, Edi Rama, ishte i pari qe ndezi qiriun e kuq ne kangjellat e Kryeministrise, i pasuar dhe nga politikane te tjere te pranishem ne kete marshim. Por, menjehere pasi qytetare e politikane ndezen qirinjte ne shkallet e Kryeministrise, u shfaq nje banderole e madhe, e cila perkufizonte mbi te gjitha dhe qellimin e ketij marshimi. "Nepunesi Berisha, ne emer te popullit je i pushuar nga puna", ishte banderola e vendosur ne kangjellat e portes se Kryeministrise. Njekohesisht, po ne kete kontekst u shpalos dhe dy parulla tjera, te cila shkruanin se "Kjo qeveri nuk na jep siguri", "Nuk e njohim qeverine Berisha, qeveria ka vdekur". Nderkohe, qe pjesemarresit qendruan pak minuta perpara Presidences, por dhe kjo shenje proteste ndaj ketij institucioni u percoll ne heshtje, duke pershkruam me pas dhe destinacionin e fundit te ketij marshimi, sheshin "Nene Tereza".
O.Xhilaga
SSSASS