Xheniot zbresin ne krater
Artan Cena
Trupat e ushtrise kane zbritur ne kraterin e shperthimit tragjik te pak diteve me pare ne fshatin Gerdec, 12 kilometra larg kryeqytetit ku deri me tani kane humbur jeten 21 persona, e disa te tjere rezultojne te humbur. Uniformat e gjelbra qe ndodhen ne terren, kane arritur qe pas nje jave te mund te hyjne ne qender te kraterit ku ka ndodhur dhe shperthimi qe deri me tani ka marre shume jete njerezit, ka plagosur mbi 300 veta, si dhe ka shkaktuar miliona euro, deme materiale ne dhjete fshatra te kesaj zone. Sipas te dhenave afrimi i trupave te ushtrise ka qene i ngadalte, pasi eshte pastruar e gjithe zona perreth, e cila ka qene e mbushur me predha te plasura dhe te paplasura. Pas operacioneve te shumta dhe perfshirjes se me shume se nje mije forcave te ushtrise pas nje jave eshte bere e mundur qe te arrihet ne zonen e kraterit te shperthimit ku ndodhej dhe fabrika e cmontimit te predhave.
Dy dite me pare, forcat e xhenios kane mundur te hyjne ne krater dhe kane punuar per pak ore, por erresira dhe moti i paqendrueshem ka shtyre vazhdimin e punes per diten e djeshme. Ne oret e para te mengjesit, forca te shumta te xhenios si dhe policise, kane filluar punen per pastrimin e zones se fundit qe ka mbetur e pa kontrolluar. Duke qene nje zone me rrezikshmeri te larte, pasi mund te kete ende predha te pa shperthyera qe mund te kene ngelur ne truallin e fabrikes se "vdekjes", puna e xheniereve ka ecur me ngadale. Burime nga terreni thane se eshte duke u ndjekur nje strategji e kerkimit ne formen e rrethit qe vjen duke u mbyllur gjate dites dhe zona e cila ngel pas, eshte e paster nga predhat. Por, pervec municioneve te pashperthyera forcat e ushtrise jane duke kerkuar dhe per viktimat e shperthimit qe deri me tani nuk jane zbuluar.
Ne kete krater ndodhen forcat e xhenios qe kane nisur nje pune te kujdesshme per te shmangur ndonje tragjedi tjeter gjate punes per cminimin e plote. Sipas te dhenave, gjate dites se djeshme, jane gjetur rreth 50 predha te pashperthyera nderkohe qe pjese te municioneve te jane gjetur shume dhe jane mbledhur ne nje pike e cila eshte nen kontrollin e Policise Ushtarake, ku nuk lejohet te hyje njeri. Gjithashtu, ne vendin e ngjarjes ndodhen dhe forcat speciale te Policise se Shtetit, te cilat jane ne ndihme te ushtrise. Se bashku me ushtrine, dhe keta vazhdojne aksionin per gjetjen e te tjera viktimave te humbura dhe pastrimin e zones nga inertet e shperthimit dhe nga pjeset e municioneve te pashperthyera qe mund te gjenden aty.
SSSASS