Ndihma ne llogari te Qeverise, 300 mije euro
Deri me tani ndihma financiare qe ka mberritur nga individet dhe subjektet private ne llogari te qeverise eshte 300 mije euro. Ministria e Financave, duke publikuar numrat e llogarise ne faqen e saj te internetit www.minfin.gov.al, jep te dhena te perditesuara ne lidhje me gjendjen e arketimeve. Biznesi dhe individet i kane dhene me se shumti kontributin e tyre ne valuten evropiane, euro. Deri me tani jane grumbulluar ne llogarine e Raiffeisen Bank 206 mije euro, 11,8 milione leke dhe 8,9 mije dollare. Ministria e Financave ka hapur llogarine "Fondi per mbeshtetjen dhe rindertimin e Gerdecit", ne disa nga bankat e nivelit te dyte. Zyrtaret ne Ministrine e Financave kane pohuar se te gjitha entet e tjera, private ose jo dhe te gjithe individet e tjere duhet te derdhin kontributin e tyre ne llogari te qeverise me qellim qe te krijohet nje fond unik qe siguron perdorimin e tij me transparence te larte. Ky fond do t'i bashkengjitet fondeve te buxhetit te shtetit qe qeveria ka vene ne dispozicion te rindertimit te Gerdecit.
SSSASS