E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Sekuestroni pasurite e Delijorgjit

Prokuroria e Tiranes nepermjet nje kerkese i kerkon gjykates me te njejten emer sekuestrimin e pasurive te paluajtshme te Mihal Delijorgjit, administratorit te firmes "Albademil". Lajmin e ben te ditur zyra per shtyp prane Prokurorise se Pergjithshme. Nga ana tjeter, organi i akuzes ka nisur hetimet e tij edhe ne verifikimin e akuzave te ngritura per "trafik armesh" te publikuara ne media. Te gjitha kasetat filmike do te sekuestrohen nga ana e prokurorise dhe me pas do te verifikohet nese ka pasur apo jo trafik te armeve. Zyra per shtyp prane Prokurorise se Pergjithshme ka bere te ditur se eshte ne pritje te eksperteve te huaj te cileve iu eshte bere nje kerkese nepermjet ambasades amerikane ne Tirane. Ekspertet do te merren me identifikimin kufomave si dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes, e cila eshte prishur e gjitha.

Tabele
Mihal Delijorgjit, administrator te firmes "Albademil" i jane sekuestruar:
Llogari bankare prej 900 mije eurosh, e cila eshte ne emrin e Delijorgjit
18 mije metra katrore truall, perfshi edhe ndertimet mbi te ne Shkozet, ne afersi te Durresit
11 mije metra katrore siperfaqe te tjera toke
Pallate banimi ne zonen e ish-uzines "Enver" ne Tirane

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›