E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, 21 kufoma nen rrenojat e Gerdecit

Rritet numri i viktimave te tragjedise se Gerdecit. Trupat xhenieri kane nxjerre dje dhe dy trupa te pajete, nen rrenojat e fabrikes, e cila shpertheu pak dite ma pare, si pasoje e gjendjes ne ate vend te sasive te medha te municioneve dhe barutit te grumbulluar pas cmontimit te predhave luftarake. Mengjesi i djeshem e ka cuar ne 20 numrin e viktimave nderkohe qe ne mesdite numri i personave qe humben jeten ka shkuar ne 21, pasi jane gjetur dhe pjese te nje trupi. Burimet kane bere te ditur se, trupat e gjetur jane te paidentifikuar dhe se dihet se deri me tani njeri prej trupave i perket nje mashkulli e tjetra nje femre. Pavaresisht se numri i viktimave eshte gjithmone ne rritje, kerkimet do te vazhdojne deri sa zona te jete e kontrolluar e gjitha dhe se, shpresat per gjetjen e ndonje te mbijetuari jane shuar perfundimisht, sipas eksperteve qe jane duke punuar ne kete zone, prej dites se shperthimit e ne vazhdim.
Kufomat
Gjendet nje tjeter trup i pajete ne rrenojat e shkaktuara nga shperthimi ne Gerdec te Vores. Ne oren 10:00, trupat ushtarake qe jane duke punuar ne zone, kane zbuluar nje tjeter trup te pajete. Viktima e gjetur eshte ende e paidentifikuar dhe menjehere ajo eshte transportuar me nje autoambulance ne morgun e Tiranes, ku i jane bere ekspertizat e nevojshme. Pas gjetjes se kesaj kufome kane vazhduar kerkimet ne lidhje me gjetjen e kufomave te tjera gje e cila nuk ka vonuar. Ne oren 14:00, trupat e xhenios kane gjetur dhe kufomen e dyte brenda dites. Kufoma e dyte eshte gjetur ne rrenojat e Gerdecit pas tragjedise se rende, duke e cuar ne 21 numrin e personave qe kane humbur jeten nga shperthimi. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Shtabit te emergjences. Nderkaq qe numri i viktimave po rritet dita dites, me shkuarjen e trupave ushtarake ne terren ne drejtim te zones se shperthimi ne brendesi te kraterit. Kufomat e gjetura gjate dites se djeshme sipas burimeve zyrtare jane te veshtira per t'u identifikuar dhe u shtohen listes se kufomave te paidentifikuara qe ndodhen ne morgun e Tiranes. Per dy kufomat e djeshme dihet vetem qe njera prej tyre eshte e seksit femer e asgje me shume. Demtimet e medha nuk e bejne te mundur identifikimin me sy. Por dje, gjate kontrolleve qe behen, jane gjetur dhe pjese indesh kockore. Keto jane gjetur ne zonen e shperthimit te ndodhur ne fabriken e cmontimit te predhave ne Gerdec. Eksperte te mjekesise ligjore thane se indet jane derguar ne laborator per ekspertize biologjike. Specialistet nuk jane te sigurt nese flitet per nje kufome apo jo, prandaj priten rezultatet e ekspertizes.
Varrimi
Dje ne Lac, eshte zhvilluar ceremonia e varrimit per 45-vjecarin Ilirjan Malci, me funksionin kapter ne repartin e Gerdecit. Malci humbi jeten gjate shperthimit te ndodhur ne fabriken ku punonte me fadrome dhe me mijera banore te qytetit te Lacit e kane percjelle ate per ne banesen e fundit. Trupi eshte gjetur nga vete vellezerit e viktimes, te cilet per dite te tera germuan prane kraterit te shperthimit. Sipas vellait te viktimes, Agustinit, "ne krater ka pare viktima te tjera te copetuara nga shperthimi". Ilirjan Malci punonte si fadromist ne nje repart ushtarak, por ishte transferuar prane fabrikes private te Gerdecit per te punuar, por rrogen perseri e merrte ne ushtri. Malci ishte plagosur pas shperthimit te pare dhe kishte lajmeruar me ane te telefonit vellezerit e tij, duke kerkuar ndihme. Por, pas shperthimit te dyte, ai nuk eshte ndjere me, telefoni i tij eshte fikur. Kerkimet per te zgjaten disa dite nga repartet e xhenios, por ne fund ishin vellezerit e tij qe e gjeten, duke e sjelle ne shtepi per ceremonine e fundit.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›