E Diel, 1 Nëntor 2026

“Opozita në parlament për të mos djegur mandatet, jo për transparencë”

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha u shpreh dje në Kuvend gjatë diskutimeve maratonë se Edi Rama lejoi deputetët të merrnin pjesë në punimet e seancës për të mos djegur mandatet dhe jo për të ngritur kërkesat e pretenduara për transparencë

“Ju ndodheni këtu rastësisht dhe pa dëshirën tuaj, sepse e vetmja arsye për të qenë sot në parlament është konsekuencë e prezencës suaj për të mos djegur mandatin tuaj kushtetues”, tha Basha, duke shtuar se deputetët socialistë janë vënë në shërbim të klikës së Ramës, për ta shpëtuar atë nga humbja e zgjedhjeve.

“Kam frikë, kam bindjen se ju tashmë e keni marrë një vendim, dhe vendimi është duke qenë përballë vendimit të një maxhorance për të respektuar Kushtetutën, të bëni gjithçka është e mundur për të shpëtuar Edi Ramën nga katastrofa e zgjedhjeve lokale, katastrofë që e pret në mënyrë të sigurt për shkak të papërgjegjshmërisë së tij politike dhe për shkak të matematikës elektorale që ne dimë ta bëjmë dhe ju dini ta bëni dhe e keni bërë. Ndaj kjo farsë e sotme politike, këtu në këtë parlament, nuk është gjë tjetër veçse një harxhim kohe, një provë e nënshtrimit total tuajit dhe papërgjegjshmërisë historike të një individi që ju mban peng”, deklaroi më tej, ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›