E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ofruam transparencë, por socialistët janë të dashuruar me krizën”

Dita e dytë e debatit, deklaron kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli

Kuvendi nisi sërish punimet dje në 09.30 seancë kjo e tejzgjatur për të diskutuar nismat ligjore të propozuara nga PS-së për transparencën e zgjedhjeve.

Ndonëse debati i nisur që të enjten, zgjati deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, mes palëve nuk u arrit një konsensus i mundshëm, përveç tërheqjes së turpshme të opozitës nga nismat e saj.

Demokratët ripërsëritur ofertën e tyre për ngritjen e menjëhershme të komisionit hetimor, në respekt të kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por socialistët vijuan të bëjnë propagandë, duke konfirmuar se s’janë në parlament për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Momenti më spikatës i seancës së djeshme kanë qenë ndërhyrjet e kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila u ka bërë thirrje deputetëve socialistë që të mos e kthejnë seancën në një seancë gjyqësore dhe t’i përmbahen realicionit të dalë nga Komisioni i Ligjeve me tematikë hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. “Nuk mund ta imagjinoja kurrë që një seancë plenare të kthehet në një gjyq special ndaj komisionerëve socialistë”.

Duke iu drejtuar disa prej deputetëve që diskutuan dje në seancë, Topalli u ndal tek Ilir Gjoni, Luiza Xhuvani, e Et’hem Ruka.

“Zonja Xhuvani, nuk duhet fyer militanti. është e paturpshme ajo që the, se nuk duhet fyer militanti”.

“Zoti Gjoni unë nuk kam asnjë urrejtje për ty, t’i nuk mund të përmbysësh ato vlera që ne arritëm më 28 Qershor, se jeni mësuar gjithmonë që pushteti është vetëm me ju. Keni 24 orë që gënjeni, kishit 7 muaj që donit komision hetimor, por tani që do ngrihej komisioni hetimor, thoni jo duhet ndryshuar ligji. Berisha ndenji dje 7 orë duke ju dëgjuar, as nuk doni transparencë, por doni të transmetoni krizën e Edi Ramës në parlament”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Duke vazhduar fjalën Topalli tha se socialistët po bëjnë çmos që të pengohet integrimi. “Në momentin më të rëndësishëm të shqiptarë qe kanë ndenjur të izoluar, dhe duan integrim, ju bëni të kundërtën. Zoti Gjoni ka ikur koha e përmbysjeve, ishin 20 vite më parë, harroje e mund ta përmbysësh. Ne jemi këtu që ky parlament të funksionojë. Bëjini transparencë të plotë ligjore atij relacioni që keni para “, tha Topalli. Ndërsa drejtuar zotit Ruka, Topalli theksoi se duhet matur mirë kur thuhet manipulim të zgjedhjeve. “Zoti Ruka thatë se parlamenti është i manipuluar. Ju sfumoni kështu Këshillin e Europës. Nuk janë deklarata këto se ju nuk pranoni se keni humbur”.

Fjalimet e socialistëve ngjanin si dy pika uji njëri me tjetrin dhe ishte e vështirë të kuptoje individualitetin e Luiza Xhuvanit, Ermonela Felajt, Shegush Ligorit apo Ilir Gjonit, pasi që të gjithë i janë përmbajtur matricës së miratuar në grupin parlamentar socialist për të sulmuar ministrat e PD-së e për të mos u ndalur shumë tek gjetja e kompromisit dhe ngritja e komisionit të posaçëm hetimor.

Siç duket seanca, s’ka gjasa të ketë ndonjë përfundim të mirëpritur deri në fund të ditës, kur edhe do të jetë mbyllur vizita e komisionerit të BE-së për Zgjerimin Stefan Fule, i cili paraprakisht pat shprehur dëshirën që të vinte në Tiranë, pasi të ishte gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që po shndërrohet në një pengesë për reformat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›