E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita nervozohet nga fjala e Ramës, nën urdhrin e Berishës braktis Kuvendin

Berisha paralajmëron Ramën: I ke ditët e shkurtra në qeveri. Jozefina Topalli nuk përmbahet, e quan Ramën bastard

rama ne kuvendKushdo që mendoi ky sesion i ri parlamentar do të ecte rrugës pa bojkote, i ka bërë llogaritë gabim. Që në seancën e tretë opozita i ka harruar premtimet e veta e duke ndjekur rrugën e ish opozitës të majtë duke bojkotuar seancën. Opozita është larguar në momentet kur kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje se zgjedhjet e 23 qershorit ishin si ato të vitit 1992 ajo që ka sjellë nervozizmin e deputetëve të opozitës të cilët më pas në shenjë proteste u larguan nga salla.

Rama

Në fjalën e tij, Rama tha se ende nuk janë përmbushur aspiratat e 1990-s. Kjo tha ai, ishte arsye që çuan votuesit drejtë kutisë së votimit në zgjedhjet e 23 qershorit. Këto aspirata bashkuan veriun me jugun, socialistët me demokratët. Si në marsin e vitit 1992 shqiptarët nuk u ndanë në dy blloqe por u bë një bllok masiv për të vendosur me votë të lirë me votë të pakontestueshme. Këtë pasqyrë të historisë së re nuk dua ta vendosur para humbësve. Ne, fituesit, duhet të mos harrojmë për asnjë çast se fitoren e 23 qershorit, si atë të marsit 92, nuk e solli dëshira për të ndërruar personat. Përmasën historike të fitores sonë e përcaktoi dëshira për të ndryshuar 100% Shqipërinë, ka deklaruar Rama.

Bojkoti

Pas kësaj deklarata nga Rama, Jozefina Topalli, Sali Berisha dhe kreu i grupit, Edi Paloka replikuan nga vendi me kreun e mazhorancës. Por ajo që solli nervozizmin e deputetëve të opozitës ishte krahasimi i Ramës se zgjedhjet e 23 qershorit ishin të njëjta me ato të 1992-it. Në momentin kur Rama ndodhej nga mesi i fjalimit, gjatë të cilit kritikoi ekzekutivin e mëparshëm, pasardhësi i tij Sali Berisha ka braktisur sallën e parlamentit bashkë me Jozefina Topallin, kreun e grupit parlamentar Edi Paloka dhe gjithë deputetët demokratë. Por Topalli më impulsive nga të gjithë e ka quajtur Ramën bastard. Duke folur për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha e ka cilësuar si një retorikë banale fjalimin e Ramës, që sipas tij ishte shumë larg prezantimit të një programi konkret. Ne erdhëm që të gjithë, por në vend të programit dëgjojmë një retorikë banale, kryekëput kundër opozitës, sikur ai të ishte në opozitë dhe ne në qeveri. Programi është fund e krye një ligjëratë bajate e një OJQ-je familjare. Nuk kishte hapësirë për të ndjekur ligjëratën paranojake të një piktori dështak, që sot flet në emër të qeverisë. Fjalimi i Ramës dëmton 11 shtatorin e Nju Jorkut dhe nderon 11 shtatorin e Pinoçetit, ka thënë Berisha. Më tej Berisha tha se me fjalimin e tij, Rama i shpalli luftë opozitës, ndërsa e paralajmëroi atë se do ti ketë ditët të shkurtra nëse vijon në këtë rrugë. Ajo që mazhoranca bëri ishte e paparë, nuk ndodh dhe në Korenë e Veriut që diskutimi të behet pa e marrë materialin dhe pa i dhënë qoftë një ditë të vetme. Nëse vijohet ne këtë mënyrë dëshmohet se etërit janë aty. E dëgjuat krahasimin me vitin 92, kjo është hakmarrje. Por në këtë rrugë do i ketë ditët e shkurtra. Demokratët nuk mposhten, pasi demokratët janë të pathyeshëm, u shpreh Sali Berisha.

 

Shehi, Muhedini dhe Kadeli braktisin Berishën, ndjekin fjalimin e Ramës

Pas vendimit të opozitës për të larguar nga salla të vetmit që kanë qëndruar në karriget e opozitës, ishin deputetët Dashamir Shehi, Tahir Muhedini dhe Gjivalin Kadeli. Shehi, Tahiri dhe Kadeli qëndruan në seancë deri në përfundimin e saj, duke mos ju bindur kështu vendimit të opozitës për tu larguar nga salla. Kjo është hera e dytë ku përçahet, opozita. E para ishte gjatë votimit për kryetarin e Kuvendit, ku tetë deputetë të opozitës bashkuan votat me ata të mazhorancës duke votuar pro, Ilir Metës në postin e kryetarit të Kuvendit

 Ish-të përndjekurit të pranishëm në sallën e Kuvendit

 Seanca e djeshme është ndjekur nga një numër i madh të pranishmit. Kështu në lozhat e sallës së Kuvendit ishin të pranishëm pothuajse të gjë ambasadorët e akredituar në vendin tonë mes tyre ai amerikan, Aleksandër Arvizu dhe ai i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi. Ndërkohë në seancën e djeshme të pranishëm ishin edhe disa përfaqësues të ish-të përndjekurve të cilët qëndruan në sallë duke dëgjuar programin e prezantuar nga kryeministri, Edi Rama.

Arvizu kundër bojkotot: Kortezia nuk do të lëndonte askënd

 Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, i cili ndoqi në sallën e Kuvendit prezantimin e programit të qeverisë nga ana e kryeministrit Rama, komentoi shkurt largimin e opozitës nga salla e Kuvendit. Në një prononcim pas mbylljes së seancës, ambasadori Arvizu në një prononcim pas mbylljes së seancës tha se kortezia nuk do të lëndonte askënd. Ne dëgjuam programi e qeverisë. Nuk mendoj se kortezia do të lëndonte askënd, u shpreh ambasadori Arvizu.

 

Sequi: Duhet dialog për integrimin

Pas përfundimit të seancës parlamentare, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi rikujtoi edhe një herë rëndësinë e dialogut, mazhorancë-opozitë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Doja të theksoj se pika e parë e programit të qeverisë së re ka të bëjë me integrimin në BE, dhe kishte një fjali të cilën e kam mbajtur shënim dhe do doja ta theksoja: integrimi evropian është një objektiv kombëtar dhe i shërben demokratizimit të shoqërisë shqiptarë në bazë të vlerave të BE. Është e rëndësishme që është nënvizuar si prioritet i qeverisë. Ne e dimë se shumica e shqiptarëve janë dakord që Shqipëria të shkojë drejt BE, dhe kjo kërkon gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim. Është e qartë se parlamenti ka një rol të veçantë në këtë çështje. Një arenë duhet të jetë e gjallë, por e rëndësishme të ketë dialog. Jam i sigurt se secili do të kontribuojë për këtë dialog për të ecur para, theksoi Sequi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›