E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita nis bojkotin, Berisha: Mazhoranca po bën gjithçka për asgjesimin tonë

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar ku në fokus të diskutimeve është aktiviteti parlamentar.

Sipas kreut të saj Sali Berisha, seancat parlamentare ndërpriten “sipas oreksit politik” të mazhorancës duke akuzuar për moslejim të diskutimeve të deputetëve të opozitës.

Berisha retendon se PS kërkon ti asgjësojë si forcë politike parlamentare.

“Për t’ia mbyllur asaj gojën, për të asgjesuar atë si forcë politike parlamentare. Ne jemi dëshmitarë që në seancën e fundit u bënë 10 seanca parlamentare në të cilat qeveria në 9 prej tyre i mohoi opozitës çdo debat, për çdo çështje që erdhi në Kuvend, duke nisur nga programi i qeverisë, miratimi i Këshillit të ministrave duke përfunduar tek miratimi i buxhetit dhe tek çdo gjë tjetër. Në 10 seanca ka patur vetëm një seancë me debat dhe kjo ka qenë seanca që është diskutuar për institucionet e drejtësisë”.

Partia Demokratike përshkallëzoi aksionin e saj duke bojkotuar të gjitha komisionet parlamentare në të cilat do të diskutohet projektbuxheti i vitit 2026.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›