Vendet e eurozones debatojne krizen irlandeze
Ministrat e financave te vendeve te eurozones diskutojne krizen e borxhit irlandez dhe rruget per ta bllokuar ate qe te perhapet ne vendet e tjera te BE-se. Irlanda ka hedhur poshte zerat se ka nevoje per nje plan shpetimi nga vendet europiane. Analistet mendojne se kundershtimi irlandez lidhet me zgjedhjet e pergjithshme te 25 nentorit ku shumica aktuale do te perpiqet te ruaje qeverisjen. Qeveria irlandeze ka njoftuar se ka fonde te mjaftueshme per te paguar te gjitha detyrimet deri ne mesin e vitit 2011 pavarwishst faktit se eurozona po perballet me shqetesime te reja per sa i perket krizes buxhetore. Me konkretisht dy antare te eurozones Greqia dhe Irlanda jane ne qender te ketyre shqetesimeve. Bashkimi Europian thote se defixhiti buxhetor grek ne kete moment eshte 15.4 perqind e GDP-se 2 perqind me i larte se vitin e kaluar.
Nderkaq zyrtarte nga BE-ja dhe FMN-ja vizitojne Athinen per te vleresuar nese Greqia duhet te marre nje kest te trete te nje pakete ekonomike shpetimi prek disa miliarda dollaresh. Gjithashtu ekzistojne shqetesimet se Iralanda se shpejti do te kerkoje nje ndihme te ngjashme me ate te Greqise ne muajin maj. Sipas BBC-se nuk behet me fjale nese Irlanda do te kerkoje ndihme por kur do ta kerkoje ate. Mendohet se procesi do te finalizohet ne dhjetor. Irlanda mund te behet vendi i dyte pas Greqise qe kerkon ndihme financiare nga anetaret e eurozones.