Heshtja nga frika e Familjes
Tri dite me pare nje efektiv i Gardes se Republikes ne dispozicion te personaliteteve te larta ka qene pjese e nje konflikti banal ku eshte perdorur arme kunder nje djali te ri te punesuar si kamerier i cili po lufton me vdekjen ne Spital Ushtarak. I akuzuari kryesor per goditje me arme eshte nje person i cili megjithese per Garden eshte nje oficer ne grupin e shoqerimit te Personaliteteve te larta per opinionin publik qe ka sy dhe memorie ne kete qytet eshte thjesht shoferi i Shkelzen Berishes.
Nuk dua te paragjykoj rrethanat e krimit dhe te ndaj sherrin banal ne te cilen eshte perdorur arma por ndihem tashme i kercenuar dhe si gazetar nga shkaku se media shqiptare pervec gazetes Shekulli dhe TemA ka heshtur per kete monstruozitet.
Sikur gazeta Shekulli te mos kishte shkuar me tej ne hetimet e saj dhe te kishte detyruar Garden e Republikes te shprehej per autorin ne fjale ne sot do te kishim vetem nje 21 vjecar qe perpelitet mes plageve te plumbit ne Spital Ushtarak dhe nje legjende urbane krimi ne qytet per nje njeri qe vret ne mes te dites dhe ska kush ti beje asgje se eshte njeri i Familjes.
Jam i tronditur nga heshtja e News 24 stacionit i cili mban dhe radio policie ne redaksi per te qene para policise ne vendngjarje. E vertete eshte se policia reagoi me shume vonese dhe pertese per kete krim por kjo nuk justifikon stacionin kampion te kronikes se zeze te heshte per ngjarjen. Heshten bashke me te dhe Top Channel gazeta Shqip Gazeta Shqiptare dhe media te tjera te cilet se paku formalisht nuk kane detyrime per te respektuar kaq shume njerezit e Familjes te cilet perzihen ne krime ordinere. Heshten dhe jo per faj te gazetareve dhe kolegeve te mi nga te cilet une e mora vesh lajmin.
Heshten se shefat e tyre duan ti bejne ndonje nder te vogel Familjes kur vjen fjala per pune te pista te saj. Heshten se kane deshire te quhen media opozitare vetem duke lavderuar Edi Ramen por jo duke sulmuar Sali Berishen.
Por tronditja e dyte me e madhe eshte heshtja e opozites ose me mire te themi mungesa e instinkteve te saj per nje gjest te tille. Nuk eshte fjala vetem tek fati i nje 21- vjecari te plagosur pasi ai tani me siguri eshte aq i frikesuar sa me shume mund te me marre mua inat qe po ia permend agresorin se sa opoziten qe nuk po flet per te. Por opozita duhet te flase per parimin dhe rrezikun qe ka nje shoqeri ku media detyrohet te heshte per nje krim.
Te gjithe e mbajme mend Sali Berishen dy vjet me pare kur vdiq i ndjeri Dritan Hoxha cfare beri per te vene ne dukje krimin e medies qe anashkaloi vdekjen e shoqerueses se tij ne makine. Per te gjithe ata qe e kane harruar po u citoj deklaraten e partise se tij qe thoshte se ... PD si parti e fjales se lire qe nxori vendin nga censura dhe terri informativ me i eger komunist e konsideron heshtjen fshehjen apo censuren totale nga Top Media dhe te disa simotrave te saj te lajmit te vdekjes tragjike ta bashkepunetores se tyre... si nje akt primitiv cnjerezor e te pashembullt.
PD-ja u kujton ketyre censoreve te rinj se vdekja e nje njeriu ne nje shoqeri te lire nuk mund te jete kurre sekret. Vdekjen e nje njeriu mund ta mbajne sekret vetem diktaturat me mizore dhe shpellat e Al Kapones.
Sot kete krim te shemtuar po e mban sekret Familja ne pushtet. Po ja le ne dore kolegeve te mi te quajne diktature mizore ose Shpelle e Al Kapones... si te doje Doktori.