Qeveria trefishoi taksat
Rritja e te ardhurave ka ardhur per shkak te rritjes se taksave. fare ka ndodhur me taksen e sheshte Kjo eshte taksa mbi qytetarin e zakonshem. Taksa mbi kete qytetar ka renduar cdo dite e me teper dhe nese bejme nje krahasim midis dy sistemeve mbi taksimin e te ardhurave personale e verejme diferencen.
Nese ne sistemin para implementimit te takses se sheshte nje mesues apo ushtarak me nje rroge prej 30 mije lekesh paguante vetem 3 per qind te totalit pra 940 leke ai sot paguan 3 mije leke ose 10 per qind tatim pra trefishin e takses qe ka paguar para viteve 2007-2010.
E njejta gje ndodh me rrogen e nje nepunesi te nivelit 40 deri 50 mije leke. Ai ka paguar 3.6 per qind te totalit te te ardhurave ose 1 440 leke ndersa sot paguan 4 000 leke gati 3 here me shume krahasuar me ate qe ka paguar me pare. Taksa e sheshte ka goditur qytetarin e zakonshem dhe ka favorizuar ate pakice qytetaresh te larte te cilet kane rrogat pertej 150 000 leke.
Kjo takse ka goditur edhe ata qe shesin banesat e tyre modeste. Ata sot paguajne gati 10 here me shume se kane paguar me pare. Per nje banese me vlere 2 milione leke dikur paguhej vetem 10 mije leke tatim sot paguhet 100 mije leke. Per nje banese prej 4 milione leke dikur paguhej 40 mije leke tatim sot paguhet 200 mije leke. Krahas takses se sheshte kemi edhe rritjen e rentes minerare ndikon ne rritjen e cmimit te hekurit.
Per sa i perket akcizes se karburanteve dhe cigareve qeveria ka akuzuar qeverine socialiste se zhdoganonte vetem 4 mije ton cigare ne vit sot ne vitin 2010 ajo jo vetem qe nuk ka arritur 4 mije ton por eshte ne 3750 apo 3800 ton. Sali Berisha pyeste dhe akuzonte atehere se ku jane 4000 ton te tjera cigare kurse une akuzoj qeverine e Berishes sot dhe i kerkoj se ku jane 4000 ton cigare sot te cilat ai i kerkonte atehere.
Mos jane valle kontrabande
Gjithashtu theksoj se akciza eshte rritur si per karburantet ashtu edhe per cigaret. Ne relacionin e buxhetit theksohet se per shkak te rritjes se akcizes per cigaret do te kemi nje efekt prej 2.8 miliarde leke ne rritjen e te ardhurave ne buxhet.
Une pyes se ku jane 4 miliarde leke ne buxhetin e shtetit pasi me nje llogaritje te thjeshte 400 tone cigare me shume do te perktheheshin ne kete shifer qe do te ishin plus ne buxhetin e shtetit.
Mos valle kerkohet te krijohen rezerva ne buxhet dhe keto deklarohen per te rritur buxhetin ne prag te fushates elektorale shkojne kontrabante kemi te bejme me hapje te traut te doganave apo ka ndonje lapsus ne keto te dhena
Nderkohe rritja e taksave per cigaret ka ardhur si me poshte. Akciza ka qene ne vitin 2005 25 leke per pakete u rrit ne 50 leke per pakete dhe po shkon ne 75 leke. Kjo eshte nje rritje trefish e akcizes per cigaret. Se fundmi akciza per karburantet.
Sot ajo eshte 37 leke per liter ka qene 30 leke per liter. Megjithese ka rritje galopante taksash rritja e te ardhurave eshte negative. Taksat e rritura nuk kane sjelle rritje te te ardhurave ne buxhet per shkak te keqadministrimit korrupsionit dhe kontrabandes.