Opozita po binjakëzohet me dhunën, refuzon bisedimet

Daljet publike të Edi Ramës po shoqërohen me përsëritjen e kërcënimeve për protesta dhe dhunë, duke refuzuar çfarëdolloj dialogu që rekomandohet nga Këshilli i Evropës dhe vjen si nismë e presidentit të republikës. Kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Ilir Rusmali deklaron se Rama po injoron rezolutën e KiE-së dhe po u çon ndërkombëtarëve një mesazh që dëmton aspiratat e shqiptarëveDeputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Ilir Rusmali u shpreh dje se kryetari i opozitës Edi Rama po mundohet të përligjë bojkotin, duke dhunuar kështu rezolutën e Këshillit të Evropës, mbi situatën politike në Shqipëri. Deputeti demokrat, tha se rezoluta e KiE nuk inkurajon dhe as mbështet nisjen e protestave, të paralajmëruara nga aleanca Edi-Taku-Nardi dhe njëherazi mesazhi i rezolutës është antibojkoti dhe vendosja e dialogut politik mes palëve, gjë e cila po shpërfillet nga lidershipi i opozitës. “Në daljen e tij të përditshme të ditëve të fundit, kryetari i Partisë Socialiste, Rama është përpjekur të bëjë një lidhje, një binjakëzim midis nevojës për dialog politik dhe kërcënimit për protesta. Ky binjakëzim, kjo lidhje e dialogut me kërcënimin për protesta, është e papranueshme nga këndvështrimi i Rezolutës së Asamblesë KE. Dhe unë sikryetar i delegacionit të Parlamentit shqiptar në këtë Asamble, kam dalë përpara jush të konfirmoj pikërisht këtë fakt, faktin që kryetari i Partisë Socialiste me një interpretim të mbrapshtë, me vullnet të sëmurë, po shtrembëron mesazhin që na vjen nga Asambleja Parlamentare e KE; ai po përpiqet përditë me kërcënim dhe me keqinterpretim të përligjë bojkotin, si i mbështetur në Rezolutën e Këshillit të Evropës. Unë dua të përfitoj nga rasti që të tërheqë vëmendjen tuaj për mesazhin e Rezolutës së Asamblesë së KE që miratoi për Shqipërinë. Që në paragrafin e parë Rezoluta për Shqipërinë thekson se ky bojkot i Edi Ramës i bën reformat e nevojshme shqiptare të pamundura. Ajo thekson se kjo situatë, situata e bojkotit dëmton popullin shqiptar dhe ambiciet e tij për integrim evropian. Dhe ky është mesazhi i Asamblesë së KE”, u shpreh Rusmali, duke shtuar se Asambleja tregon që ndërmarrja e bojkotit ka dëmtuar seriozisht funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore. “Asambleja konfirmon faktin që bojkoti ka dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me vetë Asamblenë, sikurse i bën thirrje Partisë Socialiste që të heqë dorë nga bojkoti edhe në pikën kur i kërkon qeverisë që të krijojë një komisionin hetimor parlamentar. Edhe në këtë pikë Asambleja i kërkon Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, i kërkon me forcë opozitës të rikthehet në Parlament dhe të marrë pjesë në punime të veta. Asambleja Parlamentare e KE në Rezolutën e saj në asnjë rrethanë, në asnjë rresht në asnjë fjalë të saj nuk bën lidhje mes dialogut politik me kërcënimin për protesta. Në asnjë rresht të saj në asnjë fjalë të saj, nuk ka mbështetur dhe nuk justifikon protestën. Dhe jo vetëm kaq, por Asambleja Parlamentare në Rezolutën e saj thotë se negociatat nëpërmjet Presidentit të Republikës duhet të synojnë rivendosjen e dialogut politik, por edhe ti japë fund bojkotit të PS. Në ç’kushte në ç’rrethana mbi ç’bazë? Jo mbi bazën e kërcënimit me protesta por mbi bazën e pranimit, po citoj rezolutën “Mbi bazën e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve të fundit dhe mbi bazën e rivendosjes së plotë të demokracisë parlamentare”, shtoi deputeti i Partisë Demokratike, duke cituar rezolutën e KiE dhe injorimit që po i bën pala opozitare. Sipas tij, mesazhi që vjen nga Asambleja parlamentare e KE, është mesazh antibojkoti, nuk është mesazh ndaj mbështetjes së bojkotit, nuk është mesazh mbështetjeje ndaj kërcënimit me protesta siç po përpiqet çdo ditë ta paraqesë kryetari i Partisë Socialiste në vullnetin e tij të sëmurë për të mos pranuar zgjidhjen e situatës, për të mos pranuar mesazhin që na vjen nga Evropa.Gjithashtu, deputeti i PD shtoi se mazhoranca është e gatshme të zbatojë pikë për pikë të gjitha rekomandimet e rezolutës së Këshillit të Evropës, por për realizimin e saj duhet edhe bashkëpunimi i opozitës, bashkëpunim ky, që bëhet efektiv vetëm nëpërmjet pjesëmarrjes në Kuvend. A e bën qëndrimi aktual i opozitës, të pamundur misionin e Presidentit për afrimin e palëve për një zgjidhje të mundshme?Unë ju falënderoj për pyetjen, sepse kjo më jep mundësinë të rikonfirmoj, të ritheksoj atë që është teksti, atë që është fjala e shkruar e Rezolutës së Asamblesë, e cila përcakton se cilat janë kushtet e negociatës, se cilat janë kushtet që duhet të respektojnë palët në dialogun e tyre politik. Ne si Parti Demokratike kemi deklaruar në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë këtyre ditëve që, PD është e gatshme ta zbatojë pikë për pikë këtëRezolutë, me të gjithë përmbajtjen e vet. Ajo që nuk po shohim të ndodhë është ajo që duhej të vinte nga Partia Socialiste, nga Edi Rama, i cili edhe pse rezoluta është shumë e rreptë me të, përpiqet ta paraqesë atë në të kundërtën e vet, ta paraqesë si mbështetje të bojkotit.A ka pasur kontakt mes Partisë Demokratike dhe zotit Topi, sepse më parë duhet të negociojë me partitë pastaj duhet ti ulë ata në tryezë, a ka pasur takime me Presidentin?Negociata është një çështje e Presidentit të Republikës. Ne, kur thashë që jemi të gatshëm të respektojmë pikë për pikë Rezolutën, e respektojmë dhe jemi shumë seriozë edhe në respektimi e kësaj pike. Kështu që unë besoj se pyetja nuk mund t’i drejtohet një përfaqësuesi të njërës palë politike; pyetja për negociata i drejtohet autorit, njeriut qëmerr përsipër negociatat.Po ndërmjet partive a ka negociata?Rezoluta i ka kërkuar Presidentit të Republikës, dhe ne respektojmë Rezolutën.Rezoluta ka kërkuar kushtet, në te cilët duhet të zhvillohet ky dialog politik, dhe ne i pranojmë kushtet në të cilët duhet të zhvillohet ky dialog politik dhe ne i respektojmë ato. Unë besoj që ky mesazh është i mjaftueshëm për të treguar vullnetin e mirë politik të Partisë Demokratike. Antitezën me vullnetin që kërcënon me protesta, ju mund ta bëni vetë. Kjo do të thotë se Partia Socialiste duhet të futet më parë në Parlament dhe më pas ta zhvillojë dialogun në Parlament, apo duhet të ketë më parë një dialog me Presidentin?Unë besoj se kjo pyetje merr përgjigjen nga vetë rezoluta dhe është e kotë qëunë t’ju lexoj për të tretën herë Rezolutë. Rezoluta është e qartë në trajtimin këtyre problemeve, e kësaj situate që kemi. është shumë e qartë në dënimin e bojkotit të nisur nga Edi Rama, në pothuaj gjysmën e neneve të veta....